Pediatri

mar282019

Shëndeti i adoleshentëve, në rrezik në të gjithë botën. Publikohet raporti

Nga viti 1990, deri në vitin 2016, është shtuar me 250 milionë numri i adoleshentëve që janë të detyruar t'u bëjnë ballë shumë kërcënimeve për shëndetin e tyre, siç janë sëmundjet infektive, ato të patransmetueshme dhe dëmet e shkaktuara nga incidentet apo nga dhuna. Këto janë të dhënat që dalin nga një studim i publikuar në "Lancet" dhe i zhvilluar nga grupi i punës së Komisionit Lancet mbi shëndetin dhe mirëqenien e adoleshentëve.

Autorët kanë paraqitur vlerësimet mbi ndryshimet e fundit globale në shëndetin e adoleshentëve, që janë përftuar duke monitoruar ecurinë e 12 treguesve (rezultatet e shëndetit, rreziqet dhe përcaktuesit socialë) në 195 vende. Vëmendja e madhe ndaj mirëqenies së adoleshentëve vjen për shkak të shtimit të popullsisë së njerëzve me moshë nga 10-24 vjeç, që ishte 1,8 miliardë në vitin 2016, numri më i lartë në histori. Ky shtim është verifikuar mbi të gjitha në vende më në rrezik për shëndetin, duke e bërë sfidën në mjedisin e shëndetit të adoleshentëve, më të madh, krahasuar me 25 vjet më parë", konfirmon George Patton (Universiteti i Melburnit në Australi), autori kryesor i artikullit.

Studimi tregon se në vitin 2016, rrezikun më të madh për adoleshentët e paraqisnin sëmundjet jo të transmetueshme (55% e numrit të përgjithshëm të sëmundjeve), por mbi të gjitha, në 70 vende me të ardhura të ulëta apo të mesme, edhe sëmundjet infektive apo nutricionale, ndërkohë që rreziku për aksidente ishte më i lartë në SHBA, krahasuar me vendet e tjera, me të ardhura të larta. I rëndësishëm ishte rreziku nutricional: numri i adoleshentëve në mbipeshë ose obezë ishte më se i dyfishuar krahasuar me vitin 1990, duke shkuar në 324 milionë dhe ishte regjistruar një shtim prej 20% i rasteve të anemisë, mbi të gjitha te gratë, duke goditur 40% në vendet me më shumë rreziqe e në disa raste (si në Indi), duke kapërcyer edhe 50%. Nga ana tjetër, nuk kishte ndryshime të mëdha në abuzimin me alkolin, ku numri më i madh i konsumatorëve vihet re në Irlandë, Danimarkë, në Zelandë të Re dhe në Finlandë, ndërsa ishte zvogëluar me 20% numri i përgjithshëm i duhanpirësve, ndonëse ai ishte shtuar në vendet më në rrezik.

Pabarazia gjinore, e pranishme sidomos, por jo vetëm, në vendet me të ardhura të ulëta, është një faktor përcaktues për shëndetin jo të mirë: gratë e reja pa arsim, punë dhe trajnim ishin tri herë më të shumta sesa burrat dhe ishte ende një praktikë e zakonshme, martesa mes fëmijëve. Autorëve u është dashur të përdorin vlerësime të modeluara për të krijuar një panoramë të plotë, duke patur në disa raste edhe të dhëna të kufizuara, por pavarësisht kësaj, përfundojnë duke e përkufizuar studimin si një ftesë të rëndësishme reagimi për shëndetin botëror.


Lancet. 2019. doi: 10.1016/S0140-6736(18)32427-9
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30876706


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>