Pediatri

tet162019

Obeziteti fëmijëror. Matja e perimetrit të pulsit, tregon për rrezikun kardiometabolik

Matja e perimetrit të pulsit, duket se është tregues i rrezikut kardiometabolik që do të kenë në moshë të rritur, fëmijët obezë. Ky është konkluzioni i një kërkimi të paraqitur në kongresin e 55-të të përvitshëm të Shoqatës Europiane për Studimin e Diabetit.

"Objektiv i studimit tonë ka qenë vlerësimi i raportit mes perimetrit të pulsit, shënjuesve të disfunksionit të indit adipoz dhe rreziku i ardhshëm kardiovaskular në një popullsi fëmijësh dhe adoleshentësh obezë", ka thënë Cecilia Luordi (Universiteti i Studimeve La Sapienza), autore kryesore e studimit të publikuar në "Journal of Endocrinological Investigation". Obeziteti infantil është shndërruar tashmë në një emergjencë në nivel botëror, që mund të sjellë një shtim eksponencial të vdekshmësirë se morbiditetit kardiovaskular.

Rezulton e nevojshme në këtë mënyrë që të gjenden instrumentet me anë të të cilave të shtresëzohet lehtësisht rreziku, në mënyrë që të mund të vërë në veprim strategjitë e parandalimit dhe trajtimin sipas fashave më të reja moshore. Studimi, që ka përfshirë 280 fëmijë dhe të rinj 7-18-vjeçarë, në mbipeshë apo obezë dhe pa diabet, sugjeron që perimetri i pulsit, tashmë i lidhur me insulino-rezistencën dhe parametrat kardiakë, është një shënjues antropometrik efikas i rrezikut kardiometabolik në këtë popullsi.
Te pjesëmarrësit me perimetër të pulsit më të madh se 50 për qind, janë gjetur nivele të adiponectinës më të ulëta dhe nivele të leptinës më të larta në gjak, krahasuar me subjektet me perimetër të ulët të pulsit. Gjithashtu, pikësimi i rrezikut kardiovaskular, i matur përmes përllogaritësit të rrezikut "MetS score", të validuar sipas parashikimit të eventeve të ardhshme kardiometabolike, është lidhur me perimetrin e pulsit në mënyrë të pavarur nga mosha, gjinia dhe raporti adiponectinë-leptinë.

Nuk ka dalë kështu një diferencë domethënëse në përqindjen e dhjamit në trung (të matur përmes Dual-energy X-ray Absorptiometry [DEXA]) dhe në raportin bel-vithe mes grupeve të fëmijëve të ndarë në bazë të perimetrit të pulsit. "Studimi ynë tregon se matja e perimetrit të pulsit është një parametër i ri klinik i thjeshtë, për të identifikuar disfunksionin e indit adipoz dhe për të vlerësuar rrezikun e ardhshëm kardiovaskular te fëmijët dhe adoleshentët në mbipeshë/obezë", ka përfunduar koordinatorja e studimit, Raffaella Buzzetti.


J Endocrinol Invest. 2019. doi: 10.1007/s40618-019-01086-7
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31347024


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>