Pediatri

sht112020

Te fëmijët dhe të rinjtë, Covid-19 është më pak i rëndë dhe vdekja, më e rrallë

Krahasuar me atë që vërehet te të rriturit, Covid-19 nuk i prek shumë rëndë fëmijët e të rinjtë dhe vdekja ndodh vetëm në rastet kur ekzistojnë sëmundje të rënda bashkëshoqëruese, përfundon një studim i botuar në "British Medical Journal". "Sidoqoftë, rezultatet tregojnë se fëmijët me ngjyrë, preken më rëndë nga infeksioni", shpjegon bashkautori Malcolm Semple i Universitetit të Liverpulit, i cili së bashku me studiuesit britanikë nga Konsorciumi i Karakterizimit Klinik të Coronavirusit ISARIC4C, një konsorcium mjekësh dhe ekspertësh nga e gjithë bota, që punojnë për të parandaluar vdekjen nga sëmundjet respiratore, analizuan të dhënat nga 651 fëmijë dhe të rinj nën moshën 19 vjeç, të infektuar me Covid-19, të shtruar në 138 spitale në Angli, Uells dhe Skoci, në periudhën janar-korrik 2020.

"Mosha mesatare e pacientëve ishte 4.6 vjeç, kryesisht meshkuj (56%) dhe të etnisë kaukaziane (57%), shumica pa sëmundje të njohura bashkëshoqëruese", shkruajnë studiuesit, të cilët i monitoruan pjesëmarrësit për të paktën dy javë, gjatë të cilave, 18% e tyre u shtruan në spital në terapi intensive. "Pacientët më pak se 1 muajsh, ata 10-14 vjeç dhe ata me ngjyrë, kishin më shumë gjasa të pranoheshin në ICU", shpjegon Semple, duke shtuar se 6 fëmijë, të gjithë me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese, kanë vdekur në spital.

"Kjo është një shkallë shumë e ulët e vdekshmërisë krahasuar me 27% të regjistruar në të njëjtën periudhë për të gjitha moshat, nga 0 në 106 vjeç", vërejnë autorët, duke nënvizuar se 11% e fëmijëve përmbushën përkufizimin e OBSH-së për sindromën inflamatore multisistemike te fëmijët (Mis-C). Ky nëngrup kishte moshë mesatare të lartë, 10.7 vjeç, më shumë të ngjarë të mos ishte kaukazian dhe më shumë të ngjarë të pranohej në ICU; kishte simptoma të tilla si lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskulore dhe dhimbje fyti, përveç trombocitopenisë, por asnjë fëmijë nuk ka vdekur. "Të dhënat vijnë nga një studim vëzhgues, kështu që nuk na lejojnë të krijojmë ndonjë lidhje shkak-pasojë. Sidoqoftë, këto rezultate jo vetëm që ofrojnë një pamje të detajuar të karakteristikave klinike, faktorëve të rrezikut dhe prognozës së Covid-19 te fëmijët, por ndihmojnë në përsosjen e kritereve të OBSH-së për Mis-C", përfundon Semple.

 

BMJ 2020. Doi: 10.1136/bmj.m3249
https://doi.org/10.1136/bmj.m3249


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>