Kardiologji

kor162014

Gjithnjë e më të qarta lidhjet midis stresit kronikë dhe problemeve kardiovaskulare

Tashmë dihet prej kohësh se stresi kronik krijon probleme të zemrës dhe vazave duke modifikuar përgjigjen e sistemit imunitar, por një studim ka publikuar rishtazi në revistën Nature Medicine se edhe qelizat staminale hematopoietike vuajnë nga këto kushte stresi.
Këtë na e konfirmon Timo Heidt i Center for System Biology Massachusetts General Hospital dhe i Harvard Medical School, Boston i cili së bashku me kolegët e tij vlerësoi impaktin e stresit psikologjikë kronik mbi këto qeliza që përfaqësojnë prekursorët e qelizave të gjakut. "Dimë se në raste stresi kronik truri dhe sistemi imunitar vihen në kontakt të ngushtë dhe komunikojnë nëpërmjet rrugëve të ndryshme siç është dhe boshti Hipotalamus-Hipozizë-Surenale, duke kontrolluar në këtë mënyrë lëshimin e katekolaminave të induktuara nga stresi sipas refleksit klasik <> shpjegon Heidt i cili shton se si ende duhet sqaruar efekti i stresit në nivel qelizash staminale hemopoietike. Për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve ende të hapura studiuesit amerikanë morën mostrat e gjakut të 29 njerëzve të cilët kanë punuar në njësinë e kujdesit intensiv dhe të cilët ishin të detyruar në mënyrë të vazhdueshme të merrnin vendime nga të cilat varej jeta e pacientit. Në krahasim me mostrat e marra në periudha qetësie, ato të mbledhura gjatë punës tregojnë për nivele të larta leukocitesh. "Nivelet e larta të neutrofileve, monociteve dhe limfociteve u vunë re pas një jave rotacion në terapi intensive", shpjegon autori i cili ka përdorur edhe modele të tjerë dhe nga rezultatet u arrit në përfundimin se në rastet që i ishin nënshtruar stimujve stresant, proliferimi i qelizave staminale hematopoietike rezulton e përshpejtuar dhe rrit prodhimin e neutrofileve dhe monociteve. "Këto ngjarje shkaktojnë lëshimin e leukociteve inflamatore në gjak dhe provokojnë proceset inflamatore në nivel të pllakës aterosklerotike", thotë Heidt i cili arrin në përfundimin: "Këto të dhëna na japin prova të mëtejshme të rolit të sistemit hematopoietik në sëmundjet kardiovaskulare dhe flasin për një lidhje biologjike të drejtpërdrejtë midis stresit kronik dhe inflamacionit kronik, një koncept i përgjithshëm që shkon përtej sëmundjeve kardiovaskulare. "


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>