tet12014
Kolkiçina në kardiokirurgji: nga studimi italian rezultate kundërshtuese
Me marrjen perioperatore të kolkiçinës në kardiokirurgji dalin rezultate kundërshtuese në reduktimin e ndërlikimeve të ndërhyrjeve, por rriten efektet e padëshiruara gastrointestinale. Këto, në sintezë, janë përfundimet e një studimi të publikuar në JAMA për koinçidencë me prezantimin e saj në
Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë mbajtur në Barcelonë (30 gusht - 3 shtator). Ndërlikimet më të zakonshme post-kardiokirurgjikale përfshijnë sindromën postperikardiotomike me simptoma të perikarditit që përfshijnë: dhimbje gjoksi, fibrilacion atrial (FA) dhe versament pleura-perikardial, ngjarje këto që mund të çojnë në qëndrin spitalor afatgjatë , shtrime të reja dhe ndërhyrje të mëtejshme. Për të provuar nëse kolkiçina mund të parandalojë komplikime të tilla
Massimo Imazio i spitalit Maria Vittoria në Torino dhe kolegët kanë randomizuar 360 pacientë, që iu nënshtruan kardiokirurgjisë në 11 qendra italiane për të marrë placebo ose kolkiçinë midis 48 dhe 72 orë para ndërhyrjes duke vazhduar trajtimin për 30 ditët në vazhdim. Masa kryesore e efektivitetit të trajtimit është verifikuar në 19.4 % të pacientëve të grupit që morën kolkiçinë dhe në 29.4% të atyre që merrnin placebo, ndërsa nuk pati dallime të mëdha për FA apo versament pleuroperikardiak postoperator. Nga ana tjetër, efekte anësore janë verifikuar në 11.7 % të rasteve të trajtuara me placebo dhe në 20% të pacientëve të grupit të kolkiçinës, sidomos për rastet më të larta të intolerancës gastrointestinale. "Dhënia perioperatore e kolkicinës redukton incidencën e sindromës postperikardiotomike pas kardiokirurgjisë, por jo atë të FA apo të versamentit pleuroperikardial" shkruajnë autorët duke saktësuar se shkalla e ndërprerjes së studimit relativisht e lartë, rreth 20 %, mund të ketë ndikuar efektivitetin e përgjithshëm të barit dhe në veçanti parandalimin e FA postoperator. "Nga ana tjetër, frekuenca e lartë e ngjarjeve negative është shqetësuese dhe sugjeron se kolkiçina duhet të përdoret vetëm tek pacientët e zgjedhur" përfundon Imazio.