qer92015
Aftësia e HDL për heqjen e kolesterolit parandalon rrezikun kardiovaskular
Hdl është kolesteroli i mirë i cili ndihmon në heqjen e yndyrës nga murete arterieve duke ruajtur kështu zemrën nga ishemia edhe pse studime të kohëve të fundit sugjerojnë se të risësh nivelet ematike nuk redukton rrezikun kardiovaskular. Shkencëtarët e Shkollës Mjekësore Perelman në Universitetin e Pensilvanisë sapo kanë treguar se funksioni i Hdl, ose aftësia e tij për të hequr kolesterolin, mund të jetë jo vetëm një shprehje për rrezikun e koronares por edhe i efikasitetit të barnave për të mbrojtur zemrën. "Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë gati 17 milion viktima në vit-, thotë Daniel Reader, drejtor i mjekësisë parandaluese kardiovaskulare te "Penn Medicine" dhe bashkautor i një studimi të publikuar tek "The Lancet Diabetes & Endocrinology" nga i cili del se tek personat tek të cilët funksioni i kolesterolit Hdl është më efikas, gjatë viteve verifikohen shumë më pak infarkte ose shqetësime kardiake, në krahasim me sa vërehet tek personat me nje Hdl shumë herë më të ulët. Për të arritur në këto përfundime kërkuesit kanë përdorur të dhënat e një studimi aftagjatë të zhvilluar në Norfolk, një krahinë e Anglisë Lindore, tek i cili kanë marrë pjesë mbi 25.000 burra dhe gra të cilët u janë nënshtruar vizitave dhe ekzaminimeve të gjakut ngta viti 1993 deri në vitin 1997. Prej këtyre 1.745 kanë zhvilluar një sëmundje koronarike gjatë vëzhgimit, i cili ka përfunduar në vitin 2009. Duke analizuar kampionët e gjakut të ngrirë autorët kanë zbuluar se aftësia e Hdl për të hequr kolesterolin, ose prirja e tyre për të pranuar kolesterolin e makrofagëve, veprim ky që reflekton aktivitetin antiaterogjen, ishte shumë më i mirë në kontrollet e pacientëve të shëndetshëm sesa tek ata kardiopatikë. "Kompanitë farmaceutike janë duke zhvilluar akoma barna për të rritur nivelet e Hdl dhe disa prej tyre kanë edhe aftësinë për ti rritur më tej funksionin-, shprehet në një artikull Kerry-Anne Rye i qëndrës së kërkimeve vaskulare te "Universityof New South Wales di Sydney" në Australi.
Lancet Diabetes Endocrinol. 2015. doi: 10.1016/S2213-8587(15)00126-6
Lancet Diabetes Endocrinol. 2015. doi: 10.1016/S2213-8587(15)00205-3