Kardiologji

gus92016

Jo gjithmonë me statina ulet risku për efekte anësore kardiake madhore


Një studim i publikuar në "Jama Internal Medicine" dhe i drejtuar nga Morton Leibowitz, studiues në institutin "Clalit Research" në Tel Aviv Izrael nënvizon se reduktimi i riskut për evente kardiake të rënda nuk vlen për të gjithë pacientët me kardiopati ishemike të trajtuar me statina.
"Pacientëve me sëmundje ishemike të qëndrueshme, të cilët kanë risk të shtuar për evente kardiovaskulare, iu rekomandohet trajtimi afatgjatë me këto barna, - pohon autori i cili më pas shton, - por udhëzuesit e ndryshëm janë ende të ndarë lidhur me përkufizimin e vlerave kufi të kolesterolit Ldl për të arritur parandalimin".  
Dokumenti i Shoqatës Amerikane të Zemrës nuk ofron indikime lidhur me këtë, ndërsa ai i Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë rekomandon arritjen e përqendrimeve të kolesterolit Ldl në vlera më të ulëta se 70 mg/dl.
"Në studimin tonë kemi krahasuar riskun për efekte anësore kardiake madhore (MACE) mes pacientëve me kardiopati ishemike në bazë të niveleve të kolesterolit Ldl pas të paktën një vit terapi me statina", thonë autorët që në analizë kanë krahasuar tre grupe të ndryshme pacientësh: ata me kolesterol Ldl më të ulët ose të njëjtë me 70 mg/dl, ata me kolesterol mes 70 dhe 100 mg/dl ose mes 100 dhe 130 mg/dl. Në bazë të të dhënave të mbledhura mbi një popullatë prej 31.619 pacientësh me kardiopati ishemike (29% me nivele të ulëta të kolesteroli Ldl, 53% me nivele të ndërmjetme dhe 18% me nivele të larta) kërkuesit kanë dalë në përfundimin se në krahasim me pacientët me vlera mesatare të kolesterolit Ldl, ata me vlera të ulëta nuk kanë një ulje domethënëse të riskut për MACE.
"Nivelet mesatare të kolesterolit Ldl lidhen me një risk më të ulët për MACE në krahasim me nivelet  e larta", saktëson Leiboëitz duke shpjeguar se mbi bazën e këtyre rezultateve, nuk mund të konfirmohet hipoteza se përqendrime të ulëta të kolesterolit Ldl janë një objektiv parandalimi dytësor i vlefshëm në të gjithë pacientët me kardiopati ishemike. "Janë informacione të rëndësishme për t'u përdorur në diskutimin ende të hapur mbi atë se cila është strategjia më e mirë e parandalimit të kardiopatisë ishemike me referim të veçantë ndaj vlerave kufi të kolesterolit Ldl për t'u arritur falë statinave", komenton Rita Redberg nga Universiteti i Kalifornisë në San Fransisko dhe drejtore e "Jama Internal Medicine". 




Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>