mar232015
Efekti i kombinuar i stresit dhe depresionit shton rrezikun për infarkt
Bashkëveprimi istresit dhe simptomave depressive tek të rrituri me sëmundje koronarike mund të shkaktojë një "stuhi të vërtët psikosociale", vecanërisht e dëmshmë në periudha afatshkurtra në terma prognostik. Këto janë përfundimet e një studimi të publikuar tek "Circulation and cardiovascolar quality outcomes" dhe i koordiniuar nga Karina Davidson i Departamentit të mjekësisë në Qëndrën Mjeksore Universitare "Columbia" në New York. " Si stresi ashtu edhe depresioni i bashkangjiten secili një rritjeje të rrezikut për sëmundje koronare, por një numër i kufizuar studimesh ka analizuar efektin e ndërlidhur të këtyre dy gjëndjeve mbi rrezikun kardiovaskular dhe mbi vdekshmërinë-, thotë kërkuesja duke theksuar se shumë pak kërkime mbi këtë temë kanë nxjerrë rrezultate kundërshtuese. Për këtë qëllim, një model konceptual i kohëve të fundit ka përdorur metaforën e "stuhisë perfekte" duke hipotizuae se infarkti i miokardit nuk është i shkaktuar nga një ose dy faktorë, por nga bashkërrjedhja e njëkohëshme e shumë faktorëve dhe gjëndjeve rrezikshmërie. Për të thelluar më tej temën autorët kanë testuar modelin psikosocial "stuhi perfekte" për të kuptuar nëse bashkërrjedhja e stresit dhe simptomave të tjera depressive mund të ishte në gjëndje të shtonte rrezikun afatshkurtër të infarktit të miokardit ose të vdekjes tek personat adult me koronaropati. Për këtë qëllim janë përdorur të dhënat e studimit "Regards, Reasons for geographic and racial differences in stroke" duke seleksionuar 4.487 pjesmarrës të rritur, me sëmundje koronarike në një total prej 30.239 pjesmarrësish. Rezultatet konfirmojnë hipotezën: në 2.5 vitet e para të vëzhgimit subjektet me stress dhe simptoma depressive kishin një rrezik për infarkt miokardik ose vdekjeje më të lartë se sa bashkëmoshatarët me nivel stresi më të ulët dhe simptoma depressive të ulëta ose fare të papranishme. " Këto rrezultate japin një evidencë fillestare që mbështet teorinë e "stuhisë perfekte" psikosocilale, një model që mund të jetë i dobishëm për kërkimin dhe implementimin e strategjive të reja për parandalimin e eventeve kardiovaskulare, fokusimin mbi trajtimin e stresit dhe depresionit te personat në rrezik-, përfundon Davidson
Circ Cardiovasc Qual Outcomes. 2015. doi: 10.1161/CIRCOUTCOMES.114.001180