Kardiologji

pri282015

Gjenet e rritjes mund të rrisin rrezikun e kardiopative

Shtati i ulët ka mundësi më të shumta për të zhvilluar kardiopati dhe rritja e rrezikut mund të jetë e lidhur me faktorët gjenetik që ndikojnë në gjatësinë e trupit të njeriut, kjo sipas përfundimeve tek "New England Journal of Medicine" nga një grup kërkuesish britanikë të drejtuar nga Nilesh Samani, professor kardiologjie tek Universiteti i Leicester. "Mundësitë që një person të bëhet kardiopatik rriten me gati 13% çdo 2.5 centimetra diferencë në gjatësi, kjo do të thotë që një person i gjatë një metër e gjysëm ka një rrezik prej gati 32% më të lartë në krahasim me një bashkëmoshatar me një gjatësi prej 168 cm-, shpjegon kërkuesi. Analiza gjenetike e bërë në gati 18.000 persona ka zbuluar një sërë gjenesh të lidhura me rritjen njerëzore që me shumë mundësi luajnë një rrol të rëndësishëm edhe në rritjen e rrezikut për shfaqje të sëmundjeve kardiake. "Kemi zbuluar se ato persona të cilët kanë atë lloj gjeni që përcakton gjatësinë e trupit kanë mundësi më të larta për të zhvilluar sëmundjen e koronares (Chd)-, vazhdon më tej autori duke theksuar se sidoqoftë studimi, ka treguar një lidhje midis gjenetikës, shtatit të trupit dhe (Chd) por nuk ishte i projektuar për të dhënë një raport të sakt shkak-efekt. "Meqënëse vetëm një e treta e rrezikut gjenetik të (Chd) vjen nga gjene të lidhur me nivelin e kolesterolit Ldl dhe trigliceridet, pjesa më e madhe e mundësive të shqetësimeve kardiake vjen nga faktorë të tjerë gjenetik ende të jo të njohura të cilat janë në gjëndje të modifikojnë muret arterioze duke rritur prirjen për të zhvilluar aterosklerozë-, thekson Samani, duke rikujtuar se edhe pse dihet prej më shumë se 60 vjetësh që tek personat me shtat të shkurtër është më i lartë rreziku për kardiopati, ky është studimi i parë i cili sugjeron rolin e gjenetikës. Është interesante të vërehet se efekti i gjatësisë në sëmundjet e zemrës varet edhe nga gjinia: efekti është shumë i theksuar tek burrat por më pak i dukshëm tek gratë. Të dhënat gjithsesi janë thjesht hipotizuese pasi kjo mund të infulencohet edhe nga fakti që numri i grave që kanë marrë pjesë në studim është më i ulët. "Nuk është e qartë çfarë mund të bëhet për të ulur rrezikun e lidhur me gjatësinë, por është shumë e qartë që ekzistojnë sjellje që lidhen me stilin e jetës në gjëndje që të përmirësojnë shëndetin e zemrës-, përfundojnë autorët.

New England Journal of Medicine April 8, 2015 DOI: 10.1056/NEJMoa1404881


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>