maj52015
Infarkti: kontrolli i temperaturës së trupit ruan aftësitë njohëse
Një studim ndërkombëtar i publikuar tek "Jama neurology" nga Niklas Nielsen i Universitetit "Lund" në Suedi ka arritur në përfundimin se tek pacientët të cilët kanë pësuar infarkt të cilët i nënshtrohen dy terapive të ndryshme për trajtimin e temperaturës së trupit, cilësia e jetës është e mire, gjithashtu dhe funksionet njohëse. "Dëmet cerebrale janë shkaku kryesor i vdekjeve tek pacientët e shtruar në terapi intensive mbas një infarkti dhe trajtimi i temperaturës së trupit (Ttm) është propozuar si një terapi neuroprotektive për shkak të përmirësimit të mbijetesës së raportuar nga disa studime-, shpjegojnë autorët të cilët kanë krahasuar efektet e dy (Ttm) të ndryshme në dy njësi të ndryshme të terapisë intensive në Australi dhe në Europë mbi funksionet njohëse afatgjata dhe mbi cilësinë e jetës mbas infarktit. Tek ky testim kanë marrë pjesë 939 persona në gjëndje të fikëti për shkak të infarktit të cilët kanë bërë disa trajtime duke filluar nga 33 gradë celcius ose 36 gradë. Kontrolli i temperaturës së trupit ka vazhduar për gati 36 orë, më pas pacientët janë monitoruar me një vlerësim të aftësive njohëse dhe të cilësisë së jetës deri në gjashtë muaj mbas infarktit. Në fund të proçesit të vëzhgimit Nielsen dhe kolegët kanë arritur në përfundimin se aftësitë njohëse dhe cilësia e stilit të jetës rezultojnë të njëjtë në të dy grupet. "Për neurologët të cilët i thërrasin shpesh të shprehin një opinion mbi prognozën e pacientëve të pandërgjegjshëm mbas një infarkti ky studim përmban një mesazh të rëndësishëm: edhe nëse një dëmtim i aftësive njohëse është i zakonshëm, prognoza afatgjatë tek pacientët që kanë pësuar infarkt dhe i kanë mbijetuar ngjarjes është mjaft e mirë aq sa te lejojë ata të jenë të pavarur dhe të punojnë-, shkruan Venkatesh Aiyagari i (Texas southwestern medical center of Dallas) në një artikull komentues. "Rezultate të ngjashme janë raportuar në një studim të hershëm të zhvilluar mbi 927 pacientë me infarkt të cilët kanë dalë nga një njësi terapie intensive të zhvilluar tek "Victoria" në Australi, duke forcuar më tej domosdoshmërinë e (Ttm) tek pacinetët e pandërgjegjshëm nga infarkti-, përfundojnë kërkuesit.
JAMA Neurol. Published online April 06, 2015. doi:10.1001/jamaneurol.2015.0169
JAMA Neurol. Published online April 06, 2015. doi:10.1001/jamaneurol.2015.0164