Kardiologji

mar252015

Studimi "Navigator": ushtrimet e rregullta fizike ulin me 10% rezikun kardiovaskular

Për parandalimin e rreziqeve kardiovaskulare, ushtrimet e rregullta fizika janë më efikasë se farmakoterapia. Ky është një nga përfundimet më domethënëse të cilët dolën nga kongresi "Të njohësh dhe të kurosh zemrën 2015" (Conoscere e curare il cuore 2015) i organizuar çdo vit nga "Qëndra për luftën kundër infarktit - Fondacioni Onlus" i drejtuar nga Francesco Prati. Rëndësia e një stili jetese të rregullt dhe praktikimi i rregullt i ushtrimeve fizike për shëndetin kardiovaskular janë koncepte të njohura, por Luigi Temporelli i divizionit të Kardiologjisë rehabilituese në Institutin shkencor Fondacioni Salvatore Maugeri i Pavisë thotë se të dhënat e reja të studimit "Navigator" kanë treguar për herë të parë në mënyrë shkencore që aktiviteti i rregullt fizik, objektivisht i matur,  dhe stili i jetesës kanë një efekt më të fuqishëm se barnat në riprodhimin e diabtit dhe eventeve kardiovaskulare si infarkti miokardik jo fatal, shtrim në spital për insuficencë kardiake, rivaskularizim arterioz ose shtrim në spital për anginë të paqëndrueshme, në pacientët me intolerancë glucidike ose patologji kardiovaskulare e dokumentuar ose të paktën një faktor rrezikshmërie kardiovaskulare-. Specifikimet e testit "Navigator" qëndron tek sjellja për herë të parë të mundësisë për të hetuar nëse ndryshimi i aktivitetit fizik motorik i vlerësuar objektivisht ishte i bashkangjitur me një rrezik më të ulët për një event kardiovaskular pavarësisht shpërndarjes nga terapia e pacaktuar, nga komponentë të tjerë të stilit të jetesës ose nga treguesi i masës trupore. Tek studimi "Navigator" janë ndjekur gati 9.000 pjesmarrës për gati 6 vjet dhe është vlerësuar aktiviteti i tyre motorik me pedometër dhe më një hark kohor prej 12 muajsh distance. Rrezultatet e kesaj analize-, thekson Temporeli- tregojnë se nje aktivitet motorik bazik relativisht modest ( gati 2.000 hapa në ditë) dhe ndryshimet e saj në rritje gjatë një viti janë në gjëndje të ulin me gati 10% mundësinë për të zhvilluar një event kardivaskular ( vdekje për shkakqe kardiovaskulare, infarkt miokardik jo fatal dhe iktus jo fatal).


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>