Kardiologji

shk212017

Hipertensioni, ulja intensive e presionit të gjakut te të moshuarit redukton efektet anësore

Ulja intensive e presionit arterial te të moshuarit hipertensivë redukton riskun për efekte anësore kardiovaskulare, sipas një meta-analize të publikuar në "Journal of the American College of Cardiology".
Eight Joint National Committee në vitin 2014 rekomandoi që te pacientët me moshë mbi 60 vjeç të ndiqet objektivi për ta çuar presionin e gjakut në një vlerë më të ulët se 150 mmHg në vend të 140 mmHg siç këshillohej në të kaluarën. Mes ekspertëve megjithatë nuk ka ende konsensus mbi këtë vendim dhe në përgjithësi mbi mënyrën se si duhet ndërhyrë në presionin e të moshuarve.

Dr.Chirag Bavishi dhe kolegët kanë vlerësuar efikasitetin dhe sigurinë e uljes intensive të presionit në rreth 11.000 të rritur hipertensivë me moshë mbi 65 vjeç me një rishikim sistemik të katër studimeve të randomizuara që krahasonin uljen intensive të presionit të gjakut me kurën standarde. Në këto studime, trajtimi intensiv kishte çuar në një presion gjaku sistolik mesatar prej 123 mmHg deri në 137 mmHg. Në krahasim me terapinë standarde, trajtimi intensiv rezultoi i lidhur me një risk më të ulët të efekteve anësore kardiovaskulare (3.7% kundrejt 5.2%), risk më të ulët vdekshmërie për shkaqe kardiovaskulare (1.1% kundrejt 1.7%) dhe për insuficiencë kardiake (1.3% kundrejt 2.0%).
Vlerat e iktusit dhe infarktit miokardiak treguan diferenca domethënëse mes dy grupeve. Të dhënat mbi efektet anësore ishin të kufizuara, por sugjeruese të një risku të shtuar për insuficiencë renale. "Kur mjekët e konsiderojnë një kontroll më intensiv se presioni i gjakut te të moshuarit, duhet të bilancojnë me kujdes përfitimet kundër risqeve të mundshme", përfundojnë autorët.

Kryeredaktori i "Nejm Journal watch Cardiology', Harlan Krumholz,  komenton: "Këto studime kishin informacione të kufizuara mbi efektet anësore dhe mundësia përgjithësuese për pacientin tipik të moshuar, duhet qartësuar edhe më tej. Nuk është e qartë as se cila është qasja më e mirë farmakologjike. Pra duhet të jemi të ndershëm me pacientët tanë në lidhje me pasiguritë dhe të punojmë për të marrë vendimet më të mira bashkë me ta, duke konsideruar gjithmonë evidencat aktuale". 

 

 

Jacc 2017. doi: 10.1016/j.jacc.2016.10.077
http://www.onlinejacc.org/content/69/5/486

Jacc 2017. doi: 10.1016/j.jacc.2016.10.076
http://www.onlinejacc.org/content/69/5/494


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>