Kardiologji

qer62017

Eventet kardiovaskulare dhe intoleranca ndaj statinave, një analizë e re trajton problemin

Pacientët me infarkt miokardiak të konsideruar intolerantë ndaj statinave kanë më shumë gjasë për të pësuar një infarkt të ri miokardiak ose evente të tjera koronare, krahasuar me individët që janë të përshtatshëm për terapinë. Në këtë përfundim ka dalë një analize e re e publikuar në Journal of the American College of Cardiology.

Maria-Corina Serban, nga departamenti i epidemiologjisë në University of Alabama Birmingha (SHBA), dhe kolegët e saj kanë studiuar 57.000 pacientë, përfitues të asistencës Medicare, të cilëve iu ishin përshkruar statina pas një infarkti miokardiak. Rreth 2% e individëve u konsideruan intolerantë ndaj statinave në vitin e parë pas fillimit të trajtimit, bazuar në një nga kriteret vazhdim: kalimi në një dozë më të ulët ose ndërprerja e statinave; fillimi i përdorimit të ezetimibe; diagnoza e rabdomiolizës ose e një eventi anti-hiperlipidemik me reduktim ose ndërprerje të statinave; apo përshkrimi i tre apo më shumë statinave të ndryshme.

Gjatë një periudhe mesatare follow up-i prej 2 vjetësh, pacientët intolerantë ndaj statinave patën më shumë gjasa për recidiva të një infarkti miokardiak ose evente të tjera koronare krahasuar me ata që ndiqnin terapinë me një konsum të madh statinash. Në një editorial shoqërues të studimit, Steven Nissen nga Cleveland Clinic, pohon se intoleranca ndaj statinave që i bën pacientët të ankohen për një efekt të saj mbi muskujt (por që nuk është një anomali ndaj biomarkatorëve muskulorë) mbetet një argument kontroversal. Disa kërkues pohojnë se intoleranca është e rrallë dhe se për më tepër është një bindje e pacientit, të tjerë konsiderojnë se është një problem real që prek më shumë se 20% të pacientëve të trajtuar me barna të tilla. "Rezultatet e studimit tregojnë qartë se ka pasoja të rënda derivuese nga një patologji kaq e pakapshme siç është intoleranca ndaj statinave. Gjithashtu ato sugjerojnë një strategji menaxhuese agresive për mjekët që i trajtojnë këta pacientë ankthsiozë dhe të vështirë", shprehet Nissen duke shtuar se janë thelbësore studime të tjera mbi fenomenin e intolerancës ndaj statinave dhe është e nevojshme që këto të përfshijnë zhvillimin e terapive alternative për të trajtuar sëmundshmërinë kardiovaskulare në rastin e këtij çrregullimi".

 

Jacc 2017. doi: 10.1016/j.jacc.2016.12.036
http://www.onlinejacc.org/content/69/11/1386


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>