mar162018
Sëmundjet e zemrës nuk janë "ekskluzive" për burrat. Nevojë urgjente studimesh specifike mbi gratë
Në një editorial për numrin e dytë të "Circulation", është nënvizuar rëndësia për kërkime në lidhje me sëmundjet kardiake te femrat dhe me arsyet se pse këto kërkime nuk janë bërë deri më tani. Në një vend si SHBA-ja, ku një në katër gra vdes për shkak të sëmundjeve të zemrës, kjo mungesë interesi ka të bëjë pjesërisht me mungesën e informimit të komunitetit mbi rrezikun që paraqesin për gratë, ato patologji që deri vonë janë konsideruar si patologji për meshkujt. Gjithashtu, është vënë re mungesa e grupeve të mbështetjes dhe të promocionit, që kanë bërë një punë të shkëlqyer sa i përket kancerit të gjirit.
Autorët nënvizojnë se nganjëherë, sëmundjet kardiake akute paraqiten te gratë me simptoma të ndryshme, krahasuar me shfaqjen e tyre te burrat dhe pacientet, familjarët si dhe operatorët shëndetësorë, shpesh, nuk e kanë shumë të qartë nëse burimi i problemit është zemra. Përveçse duhet bërë një punë më e mirë për të edukuar publikun dhe profesionistët e shëndetësisë, është e rëndësishme, sipas Reimold-it dhe Hill-it, të kihet parasysh se biologjia e organizmit femëror është e ndryshme nga ajo mashkullore dhe se dallimet në zemër, ka shumë mundësi që të jenë më të mëdha se në organe të tjera. Për këtë arsye, mjekët dhe kërkuesit duhet të përpiqen të kuptojnë dallimet e bazuara te seksi dhe të përballojnë realitetin e sëmundjeve kardiake te gratë, duke nisur nga shtimi i numrit të studimeve kardiovaskulare, si paraklinike, ashtu edhe klinike te gratë.
Së fundi, editorialistët paraqesin argumentet e trajtuara, të krijuara specifikisht për të eksploruar dhe për të shqyrtuar mekanizmat, paraqitjet klinike, strategjitë diagnostikuese dhe qasjet terapeutike që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me gratë me sëmundje kardiake ose që janë të rrezikuara prej tyre.
Bëhet fjalë këtu për shtatzëni, lindje të parakohshme spontane dhe preklampsi, si dhe për ndikimin e tyre mbi shëndetin kardiovaskular, ishemi dhe iktus. Gjithashtu, pritet të paraqiten edhe analiza dhe diskutime mbi argumentet e përfshira në kërkim.
Circulation. 2018. doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.118.033690
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29459458