Kardiologji

kor32018

Hiperkolesterolemia e rëndë. Çfarë e mban të ulët përqindjen e pacientëve që marrin statina?

Më pak se 40% e subjekteve me hiperkolesterolemi të rëndë, përdor terapinë e duhur farmakologjike, sipas një studimi amerikan të zhvilluar në nivel kombëtar dhe të publikuar në "Circulation".

"Kemi përdorur të dhënat e Sondazhit Kombëtar mbi Shëndetin dhe Ushqyerjen, të periudhës 1999-2014, për të vlerësuar normat e përshkrimit të statinave te të rriturit më shumë se 20 vjeç, me nivele të kolesterolit LDL shumë të larta, 190 mg/dL, ose më shumë", deklaron koordinatorja e studimit, Emily Bucholz, Spitali i Fëmijëve në Boston.

"Ndërgjegjësimi në lidhje me nivelet e larta të kolesterolit ishte më e lartë, më shumë se 80% në frekuencën mes të rriturve me hiperkolesterolemi familjare të vërtetuar, ose të mundshme, ose me kolesterol shumë të lartë. Pavarësisht kësaj, përdorimi i statinave nuk i kapërcente 38% në kampionin e marrë në studim. Nga këta, vetëm 30% u ishte përshkruar një statinë me intensitet të lartë", shpjegojnë autorët, duke saktësuar se mospërputhja midis ndërgjegjësimit për sëmundjen dhe mungesës së trajtimit mjekësor ishte më e madhe te pacientët e rinj dhe tek ata të pasiguruar, ose që u mungonte një referencë për kujdesin shëndetësor, siç është një ambulancë ose mjeku i përgjithshëm.

"Të rriturit në moshë të re nuk mendojnë shpesh për rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe për këtë arsye, mjekët mund të kenë më pak mundësi për të nisur një terapi me statina në këtë popullsi", hamendëson Bucholz-i, duke rikujtuar që, si në udhëzimet e lëshuara në vitin 2002 nga ATPIII (Programi për edukimin e të rriturve me kolesterol), ashtu edhe në indikacionet aktuale të shtuara nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe nga Shoqata Amerikane e Zemrës, në lidhje me menaxhimin e hiperkolesterolemisë, rekomandohet nisja e një terapie me statina te të gjitha subjektet me kolesterol LDL të barabartë ose  më të madh se 190 mg/dL.

"Duke qenë se nivelet e rritura në kolesterolit LDL shtohen dhe paraprijnë rreziqet kardiovaskulare, pacientët me LDL më të lartë se 190 mg/dL duhet të nisin së bashku me mjekët e tyre trajtimin e përshtatshëm, përveçse të ndryshojnë stilin e jetës dhe të menaxhojnë në mënyrën më të mirë faktorët e tjerë të rrezikut", përfundojnë autorët.

 

Circulation 2018. doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.117.032321
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29581125


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>