Kardiologji

kor312018

Presioni sistolik më i lartë në vitet e fundit të jetës, ka efekte negative në tru

Sipas një studimi të publikuar në "Neurology", njerëzit me presion arterial sistolik më të lartë në moshë të përparuar, paraqitnin në shqyrtimin gjatë autopsisë, më shumë infarkte cerebrale dhe më shumë shënjues të sëmundjes së alzheimerit, në veçanti, lëmshe neurofibrilare.

"Lidhja që qëndron mes presionit të gjakut dhe lëmsheve është shumë interesante dhe përfaqëson një zbulim të ri", shpjegon autorja kryesore e studimit, Zoe Arvanitakis (Universiteti mjekësor i Çikagos).

Hipoteza e studimit ishte: tensioni i gjakut në moshë të avancuar mund të jetë i lidhur me patologji cerebrale të zakonshme të pleqërisë, të tilla si sëmundjet cerebrovaskulare dhe neurodegjenerative. Për ta verifikuar, kërkuesit kanë analizuar të dhënat e 1.288 pjesëmarrësve, që vinin nga studime perspektive kohorte mbi plakjen dhe që u janë nënshtruar vlerësimeve klinike vjetore mes të cilave anamneza, ekzaminime fizike dhe teste neuropsikologjike.

Dy të tretat kishin më së paku një faktor të riskut kardiovaskular dhe thuajse një e treta kishin një sëmundje vaskulare. Në matjen bazë, presioni sistolik mesatar ishte 136 mmHg, ndërsa ai diastolik, 72 mmHg. Janë llogaritur presioni sistolik dhe diastolik specifik për person në kohë, duke marrë në konsideratë vlerën mesatare dhe tendencën e  ndryshimit, në një periudhë 8-vjeçare. Gjatë studimit, dy të tretat e pacientëve kanë paraqitur hipertension dhe 87% kanë marrë një bar anti hipertensiv. Pjesëmarrësit në studim kanë vdekur në një moshë mesatare prej 88,6 vjetësh dhe janë bërë vlerësime neuropatologjike pas vdekjes.

Kërkuesit kanë klasifikuar numrin, vëllimin dhe pozicionin e çdo infarkti të zbuluar, si dhe kanë mbledhur të dhëna mbi shenjat patologjike të llojit neurodegjenerativ, përfshi pllakat neurotike, pllaka të shpërndara dhe lëmshe neurofibrilare nervore. Kështu, rreth gjysma (48%) e pacientëve paraqiste një ose më shumë infarkte kronike të çdo përmase dhe pozicioni. Një e treta ka patur infarkte të rëndësishme, një e treta mikroinfarkte dhe 15%, të dyja llojet e infarkteve. Pjesa më e madhe, ka paraqitur edhe shenja patologjike të sëmundjes së alzheimerit.
"Pas sistemimit në bazë të moshës, momentit të vdekjes, gjinisë, udhëzimeve dhe viteve të studimit, analiza ka treguar se një rritje e devijimit standard të presionit sistolik mesatar, ka shkaktuar një shtim prej 46% të mundësisë për t'u përballur me të paktën një infarkt të çfarëdolloj përmase apo vendndodhjeje", përfundojnë autorët.

 

Neurology. 2018. Doi: 10.1212/WNL.0000000000005951
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29997190


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>