Kardiologji

gus102018

Aromat e cigareve elektronike shkatërrojnë qelizat e gjakut

Shtesat kimike që përdoren në cigaret elektronike dhe në zëvendësues të tjerë të cigareve klasike mund të dëmtojnë qelizat endoteliale të enëve të gjakut, sipas rezultateve të një studimi të publikuar në "Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology".

"Përdorimi i produkteve alternative në cigaret normale, duke përfshirë edhe cigaret elektronike, po rritet me shpejtësi. Shumëllojshmëria e produkteve të aromatizuara është me interes të madh për duhanpirësit dhe të rinjtë. Aromat e shtuara te këto produkte janë konsideruar të sigurta për gëlltitjen, por efektet në shëndetin kardiovaskular janë të panjohura", thotë Jessica Fetterman (Universiteti i Bostonit), autore kryesore e studimit.
Hulumtuesit kanë dashur të vlerësojnë se si nëntë aroma kimike, që janë ndër më të zakonshmet në cigaret elektronike (mentoli (mente), acetilpiridina (aroma e djegies), vanilina (vanilja), cinnamaldeide (kanella), eugenoli (karafil), diacetili (gjalpë), dimetilpirazina (luleshtrydhe), isoamilacetati (banane) dhe eukaliptoli (aroma e freskët shpuese) mund të ndikojnë në funksionin e qelizave endoteliale të enëve të gjakut.

Për këtë qëllim, u mblodhën qeliza endoteliale aortale të nëntë jo duhanpirësve, gjashtë duhanpirësve të cigareve jo me mentol dhe gjashtë duhanpirësve të cigareve me mentol. Këto qeliza u inkubuan pastaj me përbërjet aromatizuese për 90 minuta, për të matur vdekjen e qelizave, prodhimin e specieve reaktive të oksigjenit, shprehjen e shënjuesit proinflamator interleukina-6 dhe prodhimin e oksidit nitrik.

Si rezultat, në krahasim me joduhanpirësit, të dyja grupet e duhanpirësve treguan një reduktim të prodhimit të oksidit nitrik kur stimuloheshin me substancën kimike A23187. Kur qelizat e joduhanpirësve iu ekspozuan aromës së mentolit ose karafilit, u vërejt një reduktim i ngjashëm në prodhimin e oksidit nitrik.

Në nivele shumë të larta, të gjitha aromat kanë shkaktuar vdekjen e qelizave endoteliale, por kjo dukuri ka ndodhur edhe në nivele më të ulëta për aromat e kanellës, karafilit, luleshtrydhes, bananes dhe eukaliptit. Aromat e vaniljes dhe karafilit kanë shkaktuar stres oksidativ në qelizat endoteliale. Mentoli, vanilja, kanella dhe aroma e djegies kanë rritur interleukinën-6 dhe kanë reduktuar oksidin nitrik. Kur u nxehën, aromat e vaniljes dhe karafilit ndryshuan prodhimin e oksidit nitrik, ndërkohë që kjo nuk ndodhi me mentolin.

 

Arterioscler Thromb Vasc Biol. 2018. doi: 10.1161/ATVBAHA.118.311156
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29903732


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>