mar262019
Marrja e kripës. Rekomandimet amerikane, caktojnë kufij të rinj. Ja, ndryshimet!
Akademitë amerikane të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë (NAS) kanë publikuar rekomandimet e përditësuara në lidhje me marrjen e kripës, duke ulur për të parën herë, kufijtë ditorë deri tek ata kufij që konsiderohen të nevojshëm për reduktimin e rrezikut të sëmundjes kronike. Në veçanti, raporti deklaron se ekzistojnë prova të mjaftueshme për të karakterizuar lidhjen që ekziston mes marrjes së kripës dhe rrezikut për sëmundje kronike, sipas të cilave të rriturit mund të reduktojnë rrezikun për hipertension dhe sëmundje kardiovaskulare, duke kufizuar marrjen e kripës në 2.300 mg në ditë (i njëjti kufi maksimal i pranishëm në indikacionet e mëparshme, të vitit 2005), por që mund të reduktojnë rrezikun e mëtejshëm duke synuar një konsum prej 1.500 mg çdo ditë, gjë që përkon me objektivin e reduktimit të rrezikut për sëmundje kronike (CDRR).
Raporti zbulon se efekti i reduktimit të kripës është më i madh te të rriturit me hipertension, krahasuar me ata që nuk kanë probleme me tensionin, por se dobitë vlejnë për të dyja grupet. Në një deklaratë të shkruar, Nancy Brovvn (Shoqata Amerikane e Zemrës, AHA), nënvizon se këto rekomandime të reja mbi kripën, janë në një linjë me kërkesën e uljes së konsumimit të kripës nga vetë AHA dhe organizata të rëndësishme shëndetësore publike. Raporti përditëson edhe nivelet e marrjes së saktë të potasit, që shkojnë nga 2.300, në 3.400 mg në ditë, në bazë të gjinisë, gjendjes së shtatzënisë dhe fazës së jetës, duke marrë në konsideratë një sasi maksimale prej 2.600 mg në ditë për pjesën më të madhe të grave dhe 3.400 mg në ditë për pjesën më të madhe të burrave.
Këto nivele të konsumimit të duhur për potasin janë më të ulëta se ato që janë stabilizuar në vitin 2005, vë në dukje raporti, që nënvizon mungesën e provave për të vendosur një limit superior potasi për individët që konsiderohen të shëndetshëm. Mungesa e një kufiri të tillë nuk do të thotë ama se nuk ka asnjë lloj rreziku në marrjen e tepruar të integratorëve të potasit, në tërësi apo për segmente të caktuara të popullsisë. Në veçanti, në këtë ambient, një vëmendje e madhe u kushtohet grupeve të caktuara, në veçanti atyre që kanë një funksion të komprometuar renal apo që janë në rrezik të lartë për ta zhvilluar atë. Raporti përfundon duke konfirmuar se është i nevojshëm kërkimi i lidhjes që ekziston mes marrjes së kripës dhe të potasit.
National Academies of Sciences, Engineering, and Medicine (NAS)
http://www.nationalacademies.org/hmd/Reports/2019/dietary-reference-intakes-sodium-potassium.aspx