nën212019
Sëmundjet kardiake. Hapen horizonte të reja kurimi me terapinë CAR-T...
Përveçse për tumoret, terapia e qelizave CAR-T mund të jetë një mundësi trajtimi edhe për sëmundjet e zemrës, sipas një studimi të botuar në "Nature". "Aftësia e shfrytëzimit të qelizave të pacientëve për të luftuar kancerin ka qenë një nga përparimet më premtuese të kërkimit në dhjetë vitet e fundit dhe ne jemi entuziastë se do të gjejmë mënyra shfrytëzimi të kësaj lloj teknologjie për të përballuar sëmundje të tjera të zakonshme", thotë Jonathan Epstein (Penn Medicine), i cili drejtoi grupin e punës.
Kërkuesit janë përpjekur të përcaktojnë realizueshmërinë e përdorimit të qasjes së qelizave CAR-T për të goditur dhe sulmuar fibroplastet kardiake të aktivizuara, që ndikojnë në fibrozë. Si hap të parë, ata kanë përdorur minjtë që janë të aftë të shprehin një antigjen artificial (OVA) mbi fibroplastet kardiake, të trajtuar me agjentë që synojnë ilustrimin e një kardiopatie hipertensive, të karakterizuar edhe nga fibroza. Për të goditur në mënyrë përzgjedhëse proteinat OVA, skuadra ka trajtuar një kohorte minjsh me qelizat T CD8+ specifikisht të inxhinierizuara. Në një largësi prej 4 javësh, minjtë që ishin trajtuar me qeliza të riprojektuara, shfaqnin një fibrozë kardiake dukshëm inferiore, ndërsa minjtë në grupin e kontrollit kishin edhe fibrozë të përhapur. Pasi kishin stabilizuar realizueshmërinë e kësaj qasjeje, kërkuesit janë përpjekur të identifikojnë një proteinë specifikisht të shprehur nga fibroplastet e aktivizuara, në mënyrë që të mund të programojnë qelizat T gjenetikisht të modifikuara për rinjohjen e sulmit.
Duke përdorur një bazë të dhënash të sekuencave të ARN-së, ekspertët analizuan të dhënat e shprehjes gjenike të pacientëve me sëmundje kardiake dhe identifikuan objektivin, proteinën e aktivizimit të fibroblastit (FAP), një glukoproteinë të sipërfaqes qelizore. Studiuesit pastaj transferuan qelizat FAP CAR-T te minjtë, me qëllim që të godisnin dhe eliminonin fibroblastet kardiake që shprehnin FAP. Brenda një muaji, studiuesit vëzhguan një ulje të ndjeshme të fibrozës kardiake te minjtë e trajtuar me qeliza të inxhinierizuara, si dhe përmirësime në funksionin diastolik dhe sistolik. "Do të duhen studime të mëtejshme për të konfirmuar proteinën FAP si një objektiv optimal dhe për të minimizuar rreziqet në lidhje me sigurinë", përfundojnë studiuesit.
Nature. 2019. Doi: 10.1038/s41586-019-1546-z
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31511695