Kardiologji

tet202021

Stresi i bën keq zemrës. Ja, të dhënat e reja që e konfirmojnë

Një studim i ri shton të dhëna për të mbështetur lidhjen midis stresit dhe shtimit të rrezikut për tension të lartë dhe probleme kardiovaskulare. Bazuar në analizat e kryera në një popullatë të shëndetshme multietnike, nivelet e larta të hormoneve të stresit urinar, të tilla si norepinefrina, epinefrina, dopamina dhe kortizoli, lidhen me një shtim të rrezikut për hipertension incident. Për më tepër, nivelet e larta të kortizolit shoqërohen gjithashtu me një rrezik në rritje për ngjarje kardiovaskulare. Rezultatet e analizave, u publikuan në Hypertension.

Në veçanti, bëhej fjalë për një studim grupi perspektiv që përfshinte 412 pjesëmarrës në Multi-Ethnic Study of Atherosclerosis të moshës 48 deri në 87 vjeç (mosha mesatare, 61.2 vjeç), pa hipertension dhe për të cilët ishin të disponueshme matjet e hormoneve të stresit nga testet e urinës, të përmendura më sipër. Autorët zbuluan se, gjatë një ndjekjeje mesatare prej 6.5 vjetësh, rreziku i hipertensionit të shtuar u rrit kur përqendrimi i njërit prej hormoneve u dyfishua. Gjithashtu, u zbulua se lidhja ishte më e fortë për njerëzit nën moshën 60 vjeç, sesa për ata të moshës 60 vjeç e lart dhe veçanërisht, në rastin e dopaminës dhe kortizolit.

Nga analizat ka dalë edhe se, gjatë një periudhe prej më shumë se 11 vjetësh, me dyfishimin e përqendrimeve të kortizolit kishte një rritje prej 90% të rrezikut për incidente kardiovaskulare. "Gjetjet tona nënvizojnë një rol potencialisht të rëndësishëm të hormoneve të stresit në parandalimin dhe trajtimin e hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare", tha Kosuke Inoue, nga Shkolla e Shëndetit Publik e Universitetit të Kalifornisë, Los Anxhelos dhe bashkëpunëtorët.


Hypertension 2021. Doi: 10.1161/HYPERTENSIONAHA.121.17618
https://doi.org/10.1161/HYPERTENSIONAHA.121.17618


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>