Kardiologji

qer242022

Sëmundjet kardiovaskulare. Ja, cilat janë fibrat që ulin rrezikun

Konsumi i fibrave që derivojnë nga drithërat, por jo nga frutat dhe perimet, lidhet me një incidencë më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare (CVD), sipas një studimi të publikuar në JAMA Network Open dhe të nënshkruar nga studiuesit e Universitetit të Kolumbisë.

"Ne analizuam të dhënat nga një grup individësh të moshuar, me informacion të detajuar mbi ushqyerjen, inflamacionin dhe incidencën e CVD-ve. Rezultatet e marra, përveç se na konfirmuan se egziston një lidhje midis fibrave dietike dhe sëmundjeve kardiovaskulare, na ndihmuan ta zgjerojmë analizën për të zbuluar burimet e këtyre fibrave dhe lidhjen e tyre me shënjuesit e inflamacionit, në mënyrë që të mund të përcaktojmë nëse një gjendje inflamatore mund të ndërmjetësojë marrëdhënien midis fibrave dietike dhe CVD-ve", shpjegon Rupak Shivakoti (Universiteti i Kolumbisë).

4,125 të rritur të regjistruar në Cardiovascular Health Study në periudhën 1989-1990 morën një pyetësor ushqimor dhe u administrua nga ata që nuk kishin një CVD të njohur në momentin e regjistrimit. Ky grup njerëzish u ndoq më pas me vizita periodike për të zbuluar zhvillimin e iktusit, infarktit të miokardit dhe vdekjes kardiovaskulare aterosklerotike deri në qershor 2015, dhe iu morën mostra gjaku për të vlerësuar shënjuesit e inflamacionit. "Studimet e mëparshme sugjerojnë se marrja e lartë e fibrave lidhet me një rrezik më të ulët të CVD-ve, por rezultatet tona tregojnë se vetëm një lloj i veçantë fibrash, ato nga drithërat, jo ato nga frutat apo perimet, lidhet me një reduktim të gjendjes inflamatore", shkruajnë autorët. Ata vënë në dukje se inflamacioni luan një rol modest në ndërmjetësimin e korrelacionit të anasjelltë midis fibrave të drithërave dhe CVD-ve. "Janë të ndryshëm faktorët të cilët mund të luajnë një rol në uljen e rrezikut kardiovaskular të lidhur me fibrat e drithërave", vijon Shivakoti.

"Të dhënat e mëparshme sugjerojnë një efekt antiinflamator të të gjitha fibrave që optimizojnë funksionin interstinal, modifikojnë ndjesinë e ngopjes, reduktojnë marrjen e yndyrës dhe përmirësojnë metabolizmin e lipideve dhe karbohidrateve. Megjithatë, arsyeja pse fibrat e drithërave, por jo fibrat e perimeve apo frutave shoqërohet me një shkallë më të ulët të inflamacionit ende nuk është e qartë dhe kërkon hetim të mëtejshëm", përfundon autori.

 

JAMA Network Open 2022. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2022.5012
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2022.5012


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>