Kardiologji

dhj162022

Mikronutrientët dhe shëndeti kardiovaskular. Ja, cilët janë përfitimet

Një metaanalizë e botuar në Journal of the American College of Cardiology ka sqaruar se cilët mikronutrientë ulin rrezikun kardiovaskular dhe cilët nuk ofrojnë asnjë përfitim ose shkaktojnë efekte negative.

"Një dietë e shëndetshme është e pasur me antioksidantë si: aminoacidet, acidet yndyrore omega-3 dhe vitamina C, por se sa të dobishme janë ato për shëndetin kardiovaskular vazhdon të mbetet një çështje që ka nevojë për diskutim", tha bashkautori Simin Liu (Brown University Providence, Rhode Island), i cili për të qartësuar këtë temë së bashku me kolegët përzgjodhën 884 studime për mikronutrientët e marrë si suplemente ushqimore për më shumë se 883,000 pjesëmarrës.

"Duke qenë se antioksidantët reduktojnë stresin oksidativ, një shkaktar i njohur i shumë sëmundjeve kardiovaskulare, prej kohësh është hipotezuar se plotësimi me këto komponime sjell efekte të dobishme në shëndetin kardiovaskular", vijon studiuesi, duke kujtuar se dietat e shëndetshme si ajo mesdhetare dhe DASH (Dietary Approach Stop Hypertension), kanë si pjesë të tyren ushqime të pasura me antioksidantë.

"Megjithatë, rezultatet e studimeve të kryera deri më tani janë kontradiktore", nënvizojnë autorët, të cilët kanë adoptuar një qasje sistematike për të vlerësuar provat mbi mikronutrientët, përfshirë fitokimikatet dhe antioksidantët, dhe mbi efektet e tyre në aspektin e rrezikut dhe sëmundjeve kardiovaskulare, duke zbuluar se shumë prej tyre ofrojnë përfitime të rëndësishme. Ndër të cilat: omega-3 e cila ul vdekshmërinë kardiovaskulare; acidi folik i cili ul rrezikun për iktus; koenzima Q10, një antioksidant që ndonjëherë tregtohet si CoQ10 dhe redukton vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet. Edhe omega-6, L-arginina, L-citrulina, vitamina D, magnezi, zinku, acidi alfa-lipoik, melatonina, katekina, kurkumina, flavanolet, genisteina dhe kuercetina,  reduktojnë gjithashtu rrezikun kardiovaskular.

Por, përballë këtyre përfitimeve ekzistojnë edhe suplemente të cilët nuk kanë asnjë efekt në prognozën kardiovaskulare afatgjatë apo në rrezikun për diabet të tipit 2, si seleni dhe vitaminat C, D, E.

"Duke qenë se jo të gjithë mikronutrientët janë të dobishme, disa prej tyre mund të jenë edhe të dëmshëm, prandaj është e rëndësishme të identifikoni përzierjen optimale të tyre për t'u integruar në dietë", përfundon Liu.

 

JACC 2022. Doi: 10.1016/j.jacc.2022.09.048
http://doi.org/10.1016/j.jacc.2022.09.048


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>