Kardiologji

maj32023

Hipertensioni dhe terapia e personalizuar. Barnat nuk kanë të njëjtin efekt për të gjithë

Ekziston një heterogjenitet i konsiderueshëm në përgjigjen ndaj terapisë medikamentoze për hipertensionin dhe për këtë arsye kujdesi i personalizuar është i nevojshëm, sipas një studimi të botuar në "JAMA".

"Hipertensioni është faktori kryesor i rrezikut për vdekjen e parakohshme në mbarë botën. Ekzistojnë disa terapi të cilat mund të ndihmojnë për uljen e presionit të gjakut, por ende nuk dihet se sa mund të maksimizohen përfitimet duke e personalizuar trajtimin", shpjegon Johan Sundström nga Universiteti Uppsala në Suedi, bashkautor i studimit.

Për të eksploruar më tej mbi këtë temë, studiuesit studiuan burrat dhe gratë me hipertension të shkallës 1 me rrezik të ulët për ngjarje kardiovaskulare, të ndjekur në një klinikë kërkimore ambulatore në Suedi dhe përdorën modele me efekte të përziera për të vlerësuar shkallën në të cilën individët reaguan më mirë ndaj një trajtimi sesa ndaj një tjetri, dhe për të vlerësuar uljen shtesë të presionit të gjakut që mund të arrihet nëpërmjet ndjekjes së një terapie të personalizuar.

Secili pjesëmarrës u përzgjodh në mënyrë rastësore për të marrë një trajtim me katër klasa të ndryshme barnash antihipertensive. Barnat e studimit ishin lisinopril (frenues i enzimës konvertuese të angiotenzinës), candesartan (bllokues i receptorit të angiotenzinës), hidroklorotiazid (tiazid) dhe amlodipina (bllokues i kanalit të kalciumit). Ekspertët vlerësuan 1,468 periudha të përfunduara trajtimi (kohëzgjatja mesatare, 56 ditë) në 270 nga 280 pjesëmarrës të përzgjedhur në mënyrë rastësore dhe vunë re se përgjigja e presionit të gjakut ndaj trajtimeve të ndryshme ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme midis individëve, veçanërisht me lisinopril kundrejt hidroklorotiazidit, lisinopril kundrejt amlodipines, hydrochlorothanides kundrejt amlodipinës. Edhe pse, dallimet e mëdha midis lisinoprilit kundrejt candesartanit dhe hidroklorotiazidit kundrejt amlodipinës u përjashtuan, u arrit në përfundmin se një trajtim mund të ulë presionin sistolik të gjakut mesatarisht me 4.4 mmHg.

 

JAMA 2023. Doi: 10.1001/jama.2023.3322
http://doi.org/10.1001/jama.2023.3322


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>