Diabetologji

dhj132014

Ushqimet që luftojnë diabetin, midis tyre edhe çokollata

Çokollatë e zezë, boronicat dhe vera e kuqe ndihmojnë në luftën kundër diabetit të tipit 2, thonë shkencëtarët. Këta tre artikuj përmbajnë flavonoide, që rregullojnë sheqerin në gjak.
"Ndryshimet e vogla në dietën normale mund të kenë efekte të rëndësishme në rezultate. Një porcion me boronica në ditë mund të ndihmojë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, por edhe ta parandalojë sulmin në zemër", tha Aedin Cassidy nga Universiteti i East Anglia, udhëheqëse e projektit të studimit i cili u publikua rishtazi në revistën Nutrition.
Studimi përfshiu 2.000 gra të cilat mbanin ditare për dietën e tyre, si dhe nivelin e sheqerit në gjak të cilin e matnin rregullisht. U konstatua se flavonoidet ndihmojnë në rregullimin e nivelit të insulinës, hormonit që kontrollon glukozën në gjak. Gjithashtu, ai parandalon inflamacionet kronike.
Studimi tregoi se çaji, disa bimë si selino, apo frutat si molla dhe portokalli gjithashtu e përmbajnë këtë substancë.
"Këto substanca janë dëshmuar të fuqishme edhe në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, duhet theksuar se artikujt si çokollata, vera e kuqe apo kafeja nuk duhet të përdoren shumë, sepse atëherë zbehet efekti", vuri në dukje Cassidy.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>