Diabetologji

mar262015

Obeziteti në diabet: shkurton jetën dhe shton koston e sëmundjes

Në krahasim më diabetikët me peshë normale, ata të cilët janë obezë ose mbipeshë rrezikojnë të humbasin më shumë vite jete dhe i koushtojnë më shumë sistemeve sanitare, sipas një studimi të publikuar tek "Diabetes Care" dhe drejtuar nga Man-Yee Mallory Leung i Shkollës Universitare të Mjeksisë në Washington në St. Louis i cili bashkë me kolegët ka analizuar të dhënat e "U.S. National health interview survey" të periudhës 1997-2000 me qëllim që të llogarisnin vitet e jetës së humbur dhe shpenzimet spitalore të bashkangjitura diabetit, të matura në bazë të moshës, rracës, seksit dhe treguesit e masës trupore. "Rritja e parandalimit të diabetit ka vënë një cmim për të paguar si në terma shëndeti si në terma ekonomikë për shoqërinë-, thotë autorja duke theksuar që bëhet fjalë për një cështje problematike të vërtetë të shëndetit publik: shpeshtësia e diabetit qëndron e lartë në ato shtete me fitim të lartë dhe vazhdon të rritet tek ato me fitim të ulët dhe të mesëm. " Vlerësimet e vitit 2011 flasin për 366 milion pacientë në botë me një rritje të pritshme në 552 milion deri në vitin 2030-, vazhdon kërkuesja duke shpjeguar se rritja e parandalimit është e lidhur edhe me rritjen në numër të individëve obezë dhe mbipeshë, faktorë të njohur për shfaqjen e diabetit dhe paradiabetit. Barra ekonomike por edhe ajo shëndetësore të shkaktuara nga obeziteti dhe diabeti janë studiuar veçmas nga njëra tjetra, por dihet shumë pak mbi efektet e dy gjëndjeve të bashkangjitura për sa i përket viteve të humbura dhe kostos ekonomike globale. "(American diabetes association) ka vlerësuar shpenzimet spitalore të diabetit në një hark kohor sa gjithë jeta e pacientit, por studimi ynë është i pari I këtij lloji që heton vitet e humbura të jetës dhe koston ekonomike dhe spitalore të diabetit për moshë, rracë, seks dhe treguesit a masës trupore-, theksojnë autorët. Të dhënat tregojnë se femrave të bardha në moshën pesëdhjet vjec të sëmura me diabet me tregues të masës trupore më të lartë se 40 kg/mq mbeten tek 17.9 vite jete me një shpenzim spitalor prej 185.609 dollar në krahasim me 22.2 vite jete dhe 183.704 dollarë me bashkëmoshataret e tyre me peshë normale. " Shpenzimi global shëndetësor I llogaritur mbi jetën e pacientit rezulton më i lartë, tek njerëzit e bardhë në krahasim me të ata me ngjyrë dhe më e lartë tek femrat se sa tek meshkutj, gjithsesi për çdo moshë, etnie dhe lloji, diabetikët të cilët janë mbi peshë, humbasin më shumë vite jete dhe kushtojnë më shumë në krahasim me bashkëmoshatarët të cilët kanë një peshë normale-, thotë Leung.

Diabetes Care. 2015;38(3):460-8

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>