Diabetologji

gus82015

Lidhjet mes diabetit në moshë madhore dhe abuzimet seksuale në fëmijëri.

Abuzimet seksuale periodike janë të lidhura ngushtë me diabetin tek të rriturit, pavarësisht pranisë së obezitetit ose mbipeshës. Këtë e thotë Aleçis Duncan i "George Warren Brown School of Social Work in St Louis, Missouri" autorja kryesore e një artikulli të sapo publikuar te revista "Preventing Chronic Disease" Obeziteti është një faktor i rëndësishëm për diabetin dhe një meta-analizë e hershme sugjeron se pesha e tepërt lidhet edhe me abuzimet seksuale, fizike dhe emotive në fëmijëri. "Studime të ndryshme të zhvilluara në SHBA kanë analizuar lidhjen mes mbipeshës, obezitetit dhe keqtrajtimeve tek të miturit në adoleshencë dhe moshë madhore, por shumë pak janë të dhënat mbi lidhjen mes abuzimeve seksuale, diabetit melit dhe obezitetit-, shpjegon kerkuesja e cila bashkë me kolegët e saj, ka verifikuar nëse abuzimet seksuale të pësuara në moshë të vogël, lidheshin me shfaqjen e diabetit në moshë madhore dhe, në rast pozitiv, cili ishte rroli i obezitetit në një grup prej 14.493 pjesmarrësish të një moshë nga 24 deri në 34 vjeç, të cilët janë marrë nga "National Longitudinal Study of Adolescent Health (Add Health)". Edhe pse përhapja e diabetit ishte e ngjashme mes burrave dhe grave (7% dhe 6,7%) gjinia mashkullore kishte mundësi më të larta për të zhvilluar pre-diabetin. Në të njëjten mënyrë, mes meshkujve ishin më të shpeshta abuzimet seksuale të cilat lidheshin ngushtë me praninë e diabetit, por jo pre-diabetit, pavarësisht masës trupore. Në të kundërt, asnjë lidhje nuk ka rezultuar mes diabetit, pre-diabetit dhe abuzimit tek gratë. "Të dhënat e mbledhura tregojnë se abuzimet seksuale të pësuara në moshë të vogël lidhen me një rrezik më të lartë në moshë madhore, pavarësisht nga prania ose jo e një peshe të lartë-, thotë Duncan, duke theksuar se këto rrezultate, janë një hap shumë i rëndësishëm në kuptimin e raportit mes fatkeqësive të fëmijërisë dhe diabetit dhe mund tu hapin rrugë përpjekjeve të mëtejshme për kërkimin dhe zhvillimin e ndërhyrjeve për tu përballur me faktorët e lidhur me zhvillimin e diabetit-.

Prev Chronic Dis. 2015; 12:E70


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>