Diabetologji

nën42015

Obeziteti pediatrik predisponon ndaj kardiopative dhe diabetit në moshë të rritur

Një studim i fundit i shfaqur te "New England" ka vënë në dukje një lidhje direkte midis formave më të rënda të obezitetit pediatrik dhe formave që i korrespondojnë faktorëve të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kardiake dhe të diabetit, sidomos te meshkujt. Studimi është kryer nga studiues të Universitetit të Karolinës së Veriut dhe Wake Forest Baptist Medical Center që kanë ndarë popullsinë e fëmijëve në studim me 3 klasa rreziku në bazë të shkallës së obezitetit, ku shkallët më të larta ishin e II (BMI më e lartë se 120% në 95%) dhe e III (BMI më e madhe se 140% në 95%). "Studimi ka vënë në dukje që sa më e madhe të jetë shkalla e obezitetit, aq më i madh ishte rreziku për të patur nivele të ulëta të kolesterolit - HDL, vlera të larta sistolike dhe diastolike të presionit të gjakut, nivele të larta të triglicerideve dhe të HbA1c" shpjegon autori kryesor, Ashley Cockrell Skinner. "Kjo shtyn në strategji ndërhyrjeje  dhe parandalimi te fëmijët më në rrezik, pa pritur që faktorët e rrezikut të sjellin sëmundjet." Me sa duket përfundimet nuk duket se nuk priteshin. Në fakt "disa studime kanë treguar tashmë lidhjen midis obezitetit, nga njëra anë dhe rrezikut kardio - metabolik dhe diabetit, nga ana tjetër" - komenton Mohamad Maghnie, president i Shoqërisë italiane të endokrinologjisë pediatrie (Siedp). "Por ky studim ka para së gjithash meritën se është i shumëllojshëm, duke qenë se janë përfshirë rreth 8500 pacientë, të ndarë sipas moshës, nga 3 deri në 19 vjeç. Merita më e rëndësishme, për më tepër, ishte ajo e ndarjes së rrezikut të obezitetit, duke ofruar një përkufizim të shkallës së I, II, III." Duke ndarë rreziqet në bazë të shkallës së obezitetit është e qartë që përfundimet e punës shkojnë drejt faktit që është obeziteti i shkallës së III që lidhet më së shumti me rreziqet kardio - metabolike, - shton Maghnie, - por studimi na fton të themi që me siguri edhe kur jemi obezë të shkallës së II gjendemi përballë një popullsie me rrezik ku nevojitet fillimi i ndërhyrjeve, me shpejtësi.
"Këto janë mesazhet më të forta që dalin nga studimi" - përsërit presidenti Siedp - "përveç të dhënave që meshkujt janë më shumë në rrezik sesa femrat: motivimi nuk është shumë i qartë por të dhënat po."
Por si mund të ndërhyjmë për epideminë në rritje të obezitetit pediatrik?
"Sipas këshillës sime mjekët nuk mund të lihen vetëm" - përgjigjet Maghnie. "Ndërhyrja për obezitetin duhet të jetë pjesë e politikave shëndetësore. Është e vështirë që një veprim i vetëm të mund të bëjë diçka. Është shumë frustruese të përballosh obezitetin dhe ndërhyrja e vetme në gjendje për të arritur rezultate, siç tregohet nga studime të shumta, është ajo që të mbajmë një qëndrim që lind nga edukata dhe pra vjen nga familja dhe nga shkolla ku edukimi për ushqimin është i vetmi veprim ku mund të investohet për të kursyer më vonë. Në veçanti do të nevojitej që të favorizojmë konsumimin e frutave dhe zarzavateve në shkolla dhe t'i japin fëmijëve mundësi më të mëdha për të lëvizur sepse tashmë nuk ka më hapësira në qytet: siç shihet, janë të gjitha ndërhyrje të politikës shëndetësore." Presidenti Siedp përfundon duke theksuar se problemi nuk duhet të nënvlerësohet: "duhet të jemi shumë vigjilent sepse kostot e sëmundjeve kronike drejt të cilave po shkojnë këto individë janë shumë të larta saqë do të shkojmë drejt një "stuhie perfekte" në kuptimin që shëndetësia nuk do mundet më t'i mbështesë nëse nuk do të ndërhyjmë menjëherë: dhe ky është një paralajmërim i bazuar në të dhëna të sigurta."


N Engl J Med, 2015;373(14):1307-17


Përktheu: Valbona Spahia


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>