Diabetologji

jan212019

Bandazhi gastrik dhe metformina në përmirësimin e glicemisë te pacientët obezë

Tek adultët me obezitet të shkallës I dhe II, të cilët kanë edhe tolerancë të ndryshuar ndaj glukozës ose diabetit të tipit 2 të lehtë, të diagnostikuar së fundmi, bandazhi gastrik dhe metformina kanë pasur efekte të ngjashme në ruajtjen e funksionit të qelizave beta dhe në stabilizimin ose përmirësimin e glicemisë gjatë një periudhe 2-vjeçare, sipas një studimi të publikuar në "Diabetes Care".

"Diabeti i tipit 2 rezulton nga humbja progresive e funksionit të qelizave beta. Studimi BetaFat ka dashur të krahasojë ndikimin e bandazhit gastrik dhe metforminës në funksionin e qelizave beta te kjo popullsi e veçantë pacientësh", shpjegon Anny Xiang (Kaiser Permanente Kaliforni e jugut), autore kryesore e punimit.

Në studim, kërkuesit kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore për një trajtim me bandazh gastrik ose metforminë, 88 pacientë me moshë nga 21 deri në 65 vjeç, me indeks të masës trupore 30-40 kg/m2, me tolerancë të ndryshuar ndaj glukozës dhe diabetit të vënë re prej më shumë se 1 viti dhe i kanë ndjekur për 2 vjet. Në fillim, për 12 dhe 24 muaj janë kryer grumbullime hiperglicemike të ndjekura nga injeksione të argininës për të matur peptidin C në gjendjen fillestare (SSCP), përgjigjen akute të peptidit C ndaj argininës në fuqizimin maksimal glicemik (ACPRmax) dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës. Sipas përllogaritjeve, analiza ka treguar që pas 24 muajsh, grupi i bandazhit kishte humbur 10,7 kg, ndërsa grupi i metforminës 1,7 kg dhe ndjeshmëria ndaj insulinës ishte rritur me 45% në grupin e bandazhit dhe me 25%, në grupin e metforminës (diferenca është statistikisht e parëndësishme).

Vlera e SSCP-së, e rregulluar sipas ndjeshmërisë ndaj insulinës është zvogëluar pak, por jo në mënyrë të konsiderueshme në secilin grup, ndërsa ACPRmax, e rregulluar sipas ndjeshmërisë ndaj insulinës është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme në grupin e trajtuar me metforminë, por jo në grupin e trajtuar me bandazh. Hemoglobina e glikuar është reduktuar 12 dhe 24 muaj në grupin që i është nënshtruar bandazhit, por vetëm 12 muaj në grupin e trajtuar me metforminë. Në fund, 22% dhe 15% e personave në grupet e bandazhit dhe metforminës në 24 muaj kanë treguar një glicemi normale.

Në sintezë, bandanzhi gastrik dhe metformina në këtë grup pacientësh kanë efekte të ngjashme në ruajtjen e funksionit beta qelizor dhe në glicemi për 24 muaj, ndërsa mbeten të dukshme diferencat e dy trajtimeve në humbjen e peshës trupore. Efektet afatgjata duhet të studiohen.


Diabetes Care 2018. Doi: 10.2337/dc18-1662
http://care.diabetesjournals.org/content/41/12/2544


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>