Diabetologji

mar122019

Standardi i asistencës mjekësore për diabetin. Përditësimet 2019

Çdo vit, Shoqata Amerikane e Diabetit publikon një dokument mbi standardin e asistencës mjekësore për diabetin, me qëllimin për t'u ofruar mjekëve, pacientëve, kërkuesve, vendimmarrësve politikë dhe të tjerëve të interesuar, të rejat e fundit mbi trajtimin e diabetit, mbi objektivat e përgjithshme të trajtimit dhe mbi instrumentet e vlerësimit të asistencës.

"Standardet e kurës në vitin 2019, që janë publikuar në "Diabetes Care", përfshijnë përditësime dhe modifikime të rëndësishme, siç është personalizimi i trajtimit, nevoja për një vlerësim të vazhdueshëm dhe për një proces vendimmarrës të pranuar, përveçse sugjerime për specialistët, në lidhje me një mënyrë më të mirë për të komunikuar informacione mbi diabetin dhe një algoritëm të ri që thjeshton trajtimin me insulinë", shpjegon William Cefalu, bashkautor i dokumentit dhe anëtar i ADA-s. Por, jo vetëm kaq: Kapitulli mbi menaxhimin e sëmundjeve kardiovaskulare, i aprovuar nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë, përfshin informacione mbi përdorimin e bashkëtransportuesit të sodë-glukozës së tipit 2 dhe të antagonistëve të receptorit GLP-1, që kanë treguar avantazhe kardiovaskulare për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe sëmundje kardiovaskulare. Nuk mungon një seksion i fokusuar mbi teknologjinë, që përfshin rekomandime të reja mbi pajisjet automatike për të administruar insulinën dhe mbi telemjekësinë, për të shtuar qasjen ndaj kurave.

"Standardet e reja 2019 emfatizojnë një qasje të përqendruar te pacienti, që do të marrë në konsiderate faktorët e shumtë të shëndetit dhe të jetës së të gjithë atyre që jetojnë me diabetin", thotë Cefalu, duke nënvizuar disa modifikime të rëndësishme, krahasuar me dokumentin e vitit të shkuar:

- Për pacientët me diabet të tipit 2, që kërkojnë një bar të injektueshëm, është më i preferueshëm një antagonist i receptorit të GLP 1 sesa insulina;
- Për pacientët me diabet të tipit 2, që nuk përdorin insulinë, vetëmonitorimi glicemik rutinë ka një dobi të kufizuar;
- Rreziku dhjetëvjeçar për sëmundje kardiovaskulare aterosklerotike (ASCVD) duhet të bëjë pjesë në vlerësimin kompleks të rrezikut të një pacienti;
- Duhet inkurajuar konsumimi i ujit dhe moskonsumimi si i pijeve të sheqerosura, ashtu edhe i pijeve jo ushqyese të pasheqerosura.


Diabetes Care. 2019. Doi: 10.2337/dc19-Srev01
http://care.diabetesjournals.org/content/42/Supplement_1/S4


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>