Diabetologji

sht262022

Diabeti gjestacional. Kontrolli i rreptë i glicemisë zvogëlon rrezikun e vdekjes dhe lëndimit të fetusit gjatë lindjes

Sipas një artikulli të botuar në PLOS Medicine, të nënshkruar nga Caroline Crowther nga Universiteti i Aucklandit në Zelandën e Re dhe kolegët e saj, kontrolli i rreptë i glicemisë te gratë shtatzëna me diabet nuk zvogëlon mundësitë për të lindur foshnja makrosomale, por ul rrezikun e vdekjes ose lëndimit të fetusit gjatë lindjes.

"Diabeti gjestacional, prevalenca e të cilit është duke u rritur në mbarë botën, shpesh shkakton lindje të fetuseve të plota me peshë mbi 4 kilogramë, të përcaktuar si makrozomalë, me komplikime të tilla si trauma të lindjes me fraktura të mundshme të klavikulës ose gjymtyrëve, hipoglikemia, policitemia me hiperviskozitet gjaku dhe hiperbilirubinemia, si dhe një rrezik të lartë për obezitet dhe diabetit të tipit 2 më vonë në jetë", shpjegon studiuesja, duke kujtuar se gratë shtatzëna mund të ndryshojnë dietën dhe të përmirësojnë kontrollin e glicemisë, por që për momentin nuk dihet se cilat janë nivelet e pragut të glicemisë që minimizojnë rreziqet për nënën dhe fëmijën.

Për të sqaruar këtë temë, autorët studiuan 1100 gra shtatzëna me diabet gjestacional të rekrutuara në 10 spitale të Zelandës së Re dhe të ndara në dy grupe: në të parin u bë një kontroll më i butë i glicemisë, ndërsa në të dytin u vendosën objektiva më të rrepta.

Analiza tregoi se kontrolli i rreptë i glukozës në gjak nuk e ul rrezikun e makrosomisë neonatale, por përgjysmon shanset e vdekjes së foshnjave, traumave dhe distocisë së shpatullave gjatë lindjes. Në anën tjetër, një kontroll më i rreptë pothuajse dyfishon rrezikun e komplikimeve serioze edhe për nënën.

"Kontribuesi kryesor është hemorragjia pas lindjes, e cila nuk dihet nëse është e lidhur me diabetin gjestacional. Prandaj, këto rezultate mbeten të pashpjegueshme për momentin", thotë  Crowther, e cila së bashku me bashkautorët e studimit kanë planifikuar të ndjekin grupin në studim për katër vjet pas lindjes me qëllim vlerësimin e shëndetit metabolik të nënave dhe peshës së fëmijëve, si dhe incidencën e obezitetit dhe diabetit, sëmundje të cilat janë të lidhura me diabetin gjestacional.

 

PLOS Medicine 2022. Doi: 10.1371/journal.pmed.1004087
https://doi.org/10.1371/journal.pmed.1004087

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>