tet242015
Stresi post-traumatik rrit varësinë ndaj ushqimit
Simptomat e çrregullimit prej stresit post-traumatik (PTSD) janë të lidhura me një varësi në rritje për t'u ushqyer, sipas një studimi të publikuar në "JAMA Psychiatry" dhe të koordinuar nga Janet Rich-Edwards, studiues në "Connors Center for Women's Health and Gender Biology" në "Harvard Medical School", Boston.
PTSD është një gjendje psikiatrike potencialisht serioze, një numër në rritje studimesh e tregojnë si një faktor rreziku për obezitetin dhe sëmundjet e lidhura me të. "Varësia ndaj ushqimit nuk është një diagnozë psikiatrike, por mund të tregojnë për abuzimn me ushqimin, si një mjet për të përballuar stresin psikologjik, që përbën një lidhje të besueshme mes PTSD dhe obezitetit," shpjegon studiues.
Për të shkuar më tej me argumentin, autorët e këtij artikulli, përdorën Nurses' Health Study II për të marrë të dhëna për traumën, simptomat e PTSD dhe varësinë ndaj ushqimit. "Nga 49.408 gra që kanë marrë pjesë në studim, të gjitha infermieret, 81% raportuan të paktën një ngjarje traumatike gjatë procesit të punës, ku më i zakonshëm ishte trajtimi i pacientëve me dëmtime të rënda.
Nga këta, mbi 60% raportuan një simptomë PTSD, në 39% të rasteve, 6-7 simptomat në 10% të rasteve. Shkalla e varësisë ndaj ushqimit ishte 8%, me një gamë midis 6% në gratë me vetëm një simptomë PTSD në gati 18% në ato me 6-7 simptoma. "Simptomat e traumës si përgjigje e abuzimit fizik në fëmijëri kishin një përkim të fortë me varësinë ndaj ushqimit, edhe pse lidhja midis PTSD dhe varësisë ndaj ushqimit nuk ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme nga lloji i traumës", shprehet Rich-Edwards.
"Me aq sa dimë deri më tani, ky është i pari studim shoqërimi midis PTSD dhe varësisë ndaj ushqimit dhe të dhënat sugjerojnë hipotezën se ky shoqërim mund të vijë pjesërisht nga përdorimi i ushqimit simje një t për të lehtësuar parehatinë që sjellin traumat e lartpërmendura. Nëse do të përsëriten edhe në të ardhshmen, këto rezultate mund të ndihmojë për të sqaruar etiologjinë e obezitetit dhe për të përcaktuar trajtimin e përshtatshëm për pacientët me stres post-traumatik", përfundon autori.