Focus

shk292016

Hemofilia, një preparat i ri përmirëson standardet e trajtimit

Përmirësimi i standardeve të trajtimit për pacientët me hemofili: është ky një nga avantazhet e mundshme të ofruara nga efmoroctocog alfa (rFVIIIFc), faktori VIII rekombinant i aprovuar pak muaj më parë në BE. Mundësia për të parandaluar më mirë hemorragjitë me një frekuencë të reduktuar administrimesh është dokumentuar në një studim i drejtuar nga studiues suedezë, francezë dhe danezë të cilët kanë ballafaquar faktorin VIII rekombinant konvencional (rFVIII) me efmoroctocog alfa në një simulim farmakokinetik që tregon diferencat e mundshme në rezultatet klinike mes dy preparateve.

Dy grupe pacientësh të prekur nga hemofilia A në formë të rëndë kanë marrë 3 herë në javë rFVIII prej 30 IU/Kg, si dhe efmoroctocog alfa në dozë 45 IU/Kg dy herë në javë, ose në dozë 30 IU/Kg dy herë në javë.  Në këtë pikë studiuesit verifikuan përqendrimet e faktorit VIII, nivelet e të cilit konsiderohen si një parametër i nevojshëm për të përkufizuar nivelet e mbrojtjes dhe përdoren shpesh në praktikën klinike për të monitoruar terapinë.

Dhe kështu doli se në të njëjtën dozë totale javore (30 IU/Kg) tri herë në javë ose 45 IU/Kg dy herë në javë), efmoroctocog alfa lejonte të arriheshin nivele më të larta të faktorit  VIII në periudha më të shkurtra me përqendrime të ulëta në qarkullim, ndërsa një profil plazmatik i ngjashëm me atë të faktorit VIII rekombinant me dozim standard mund të arrihej me dozime të efmoroctocog alfa të reduktuar me 1/3.   

Autorët dalin në përfundimin se clearance e reduktuar e efmoroctocog alfa në krahasim me rFVIII i jep këtij preparati të ri potencialin për të përmirësuar parandalimin e hemorragjive dhe për të reduktuar frekuencën e injeksioneve për nivele të ngjashme konsumi të faktorit VIII. Ata gjithashtu theksojnë se mbi bazën e studimeve të tjera klinike, efmoroctocog alfa ka potencialin për të shtuar fleksibilitetin e terapisë për të përmirësuar individualitetin e trajtimit dhe standardet e trajtimit të hemofilisë.
 
"Analiza farmakokinetike tregon potencialin e faktorëve rekombinantë, në veçanti potencialin e  rFVIIIFc, për të ofruar mundësi për të personalizuar trajtimin profilaktik në bazë të fenotipit hemorragjik të pacientit, duke ofruar kështu një mbrojtje më të madhe kundër gjakrrjedhjeve pa qenë nevoja, për të shtuar konsumin komplesiv të faktorit", komenton Aleksandra Antonello, MD në "Sobi Italia".

Është fjala për efekte të lidhura me strukturën rFVIIIFc: ky formulim është zhvilluar duke lidhur në molekulën e faktorit VIII, pjesën Fc të imunoglobulinës njerëzore IgG1. Mendohet se kjo gjë lejon të përdoret një rrugë natyrisht ekzistuese në organizëm por që mundëson zgjatjen e gjysmë jetës.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>