dhj212017
Çfarë e përcakton suksesin apo dështimin pas rënies në peshë?
Kriteret që e bëjnë dallimin, nuk janë përcaktuar siç duhet...
Një studim i publikuar në "American Journal of Nutrition", ka krahasuar në disa studime, mënyrën se si janë përkufizuar njerëzit që rimerrnin ose jo peshë pas një ndryshimi të shkaktuar nga stili i jetesës. Sipas gazetës amerikane, këto kritere janë shumë të ndryshme, gjë që ka përfaqësuar më së shumti një kufi ndarës mes studimeve të ndryshme.
"Duke marrë parasysh nivelet e ulëta të suksesit në ruajtjen e peshës pas një ndryshimi të shkaktuar nga stili i jetesës, është thelbësore të zhvillojmë qasje që do të bënin dallimin mes atyre që kanë mundur ta ruajnë humbjen në peshë dhe atyre që nuk e kanë ruajtur dot", thotë Samantha Berger, nga Universiteti "Tufts" në Boston, autore kryesore e studimit.
Kërkimi ka përdorur të dhënat e Look AHEAD (Aksion për Ndihmë në Diabet, 1.791 vetë) dhe ato të Programit për Parandalimin e Diabetit (DPP; 613 vetë). Kërkuesit kanë përfshirë në këtë studim pjesëmarrës me rënie fillestare të peshës më të madhe ose të barabartë me 3% dhe kanë vëzhguar ecurinë e tyre për katër vjet, pas ndërhyrjeve të stilit të jetës. Janë krahasuar mes tyre tetë kritere të cilat do të duhej të përcaktonin se kush i kishte ruajtur rezultatet e humbjes në peshë dhe kush kishte rimarrë peshë, duke vlerësuar ndarazi personat me humbje fillestare të peshës të barabartë me 3-9% dhe më të madhe ose të barabartë me 10%.
Duke analizuar harmoninë mes kritereve, u vu re se dakordësia mes tyre ishte e varur nga sasia fillestare e rënies në peshë. Mes njerëzve me humbje fillestare të peshës 3-9% në të dyja kohortet, përkonin 9 në 28 kritere (80% ose më shumë). Mes atyre që kishin patur një rënie në peshë fillestare më të madhe ose të barabartë me 10%, përkonin 7 në 28 në kohorten LookAHEAD dhe 13 në 28, në kohorten DPP.
Kriteri për ruajtjen e peshës pas dobësimit, i cili përkufizohet: "Nuk duhet rimarrë peshë më shumë se 25% e humbjes së peshës fillestare", përkon me kriterin më të zakonshëm: "Qëndro 10% ose edhe më poshtë nivelit të peshës fillestare", që u këshillohet atyre me humbje peshe fillestare më të madhe ose të barabartë me 10% (dakordësia mes kritereve ishte 85,0% në Look AHEAD dhe 87,4%, në DPP).
I njëjti përkufizim për të rifituar peshë më pak ose deri në 25%, ka përkuar me përkufizimin për të fituar vetëm 5% ose më pak të peshës fillestare, mes atyre me humbje fillestare të peshës 3-9% (dakordësia ishte 91,6% në Look AHEAD dhe 90,5% në DPP).
American Journal of Nutrition 2017. Doi: 10.3945/ajcn.117.157446 http://ajcn.nutrition.org/content/early/2017/10/18/ajcn.117.157446