Focus

jan182018

Obeziteti. Kush është i rrezikuar gjenetikisht, ka më shumë rezultate nga dieta

Një studim i publikuar në "British Medical Journal" thotë se dobitë që vijnë nga një dietë e shëndetshme për parandalimin e shtimin afatgjatë në peshë, janë më të mëdha për ata që janë gjenetikisht më të rrezikuar nga obeziteti.
"Përmirësimi i cilësisë së dietës, me kalimin e kohës, sjell rënie më të madhe në peshë te njerëzit gjenetikisht të ndjeshëm ndaj obezitetit dhe, rreziku gjenetik i shtimit në peshë mund të vijë duke u dobësuar, duke përmirësuar kështu cilësinë e dietës", thotë Lu Qi, Universiteti Tulane (SHBA), bashkautor i studimit. Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e dy studimeve të gjera mbi profesionistët e shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara, 8.828 gra në Studimin mbi Shëndetin e Infermiereve dhe 5.218 burra në Studimin Vëzhgues "Shëndeti i Profesionistëve", 1986-2006. Rezultati i riskut gjenetik është përllogaritur duke përdorur 77 variante gjenetike të lidhura me indeksin e masës trupore dhe ndryshimet e zakoneve ushqimore janë vlerësuar çdo katër vjet, duke përdorur tre rezultate cilësore të dietave: Alternate Healthy Eating Index 2010 (AHEI-2010), Dietary Approach to Stop Ipertensione (DASH) dhe Alternate Mediterranean Diet (AMED).
Të treja regjimet ushqimore janë të pasura me fruta dhe perime, arra dhe drithëra integrale, sasi të ulët kripe, pije të ëmbëlsuara, alkol dhe mish të kuq të përpunuar. Pas 20 vjetësh ndjekjeje dhe vëzhgimi, kërkuesit kanë vënë re se ndjekja e mirë e dietave: AHEI-2010 dhe DASH, ishte e lidhur me uljen e indeksit të masës trupore dhe të peshës dhe se efekti ishte më i dukshëm tek ata që ishin në rrezik më të lartë gjenetik për obezitet.
Autorët nënvizojnë se nuk mund të arrihet në përfundime vendimtare që kanë lidhje me shkakun dhe efektin dhe thonë se puna e tyre ka kufizimet e saj, mes të cilave është edhe ndikimi i mundshëm i faktorëve të pamatur, siç është aktiviteti fizik dhe vështirësia për të bërë përgjithësime duke u nisur nga një popullsi e përzgjedhur. Gjithsesi, rezultatet tregojnë se sa e rëndësishme është ndjekja e duhur e një diete të shëndetshme, në parandalimin e shtimit në peshë.
"Predispozita gjenetike, pra, nuk përbën një pengesë të pakapërcyeshme sa i përket menaxhimit të peshës dhe qeveritë duhet të reagojnë për të garantuar dieta të shëndetshme universale në kontekste ushqimore që promovojnë shëndetin", shkruan në një editorial shoqërues Nathalie Farpour-Lambert, Spitalet Universitare të Gjenevës, në Zvicër.


Bmj 2018. Doi: 10.1136/bmj.j5644
http://www.bmj.com/content/360/bmj.j5644
Bmj 2018. Doi: 10.1136/bmj.k7
http://www.bmj.com/content/360/bmj.k7


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>