Focus

sht252018

Kontraceptivët hormonalë të kombinuar dhe rreziqet anësore. Udhëzime të reja për mjekët.

"Në vitin 2014, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) bëri një rivlerësim të përfitimeve dhe rreziqeve të kontraceptivëve të kombinuar hormonalë (COC) dhe në veçanti, rrezikun e tromboembolizës venoze (TEV), rreziqe këto, të lidhura me përdorimin e tyre. Komiteti i Produkteve Mjekësore për Përdorim Njerëzor, në atë kohë, ka arritur në përfundimin se përfitimet e COC-ëve vazhdojnë t'i tejkalojnë rreziqet dhe se rreziku i TEV-së lidhur me përdorimin e të gjithë COC-ëve është i ulët", kujton Barbara Pirali (Komisioni i Barnave në Shoqatën e Mjekëve Endokrinologë).

"Duke pasur parasysh rëndësinë e temës, nënvizon Pirali, AIFA e konsideron me vend që t'u ofrojë sërish profesionistëve të shëndetit dhe grave, mjetet e nevojshme për përshkrimin dhe marrjen e kontraceptivëve hormonalë të kombinuar dhe për këtë arsye, ka publikuar edhe një herë një komunikatë drejtuar të gjithë mjekëve që përshkruajnë COC, në përputhje me atë që përcaktohet nga EMA dhe nga mbajtësit e autorizimeve për hedhjen e tyre në treg.

 

Përmbledhtazi, ja, çfarë nuk duhet harruar:

1) Rivlerësimi i kryer nga EMA (mbi COC-ët që përmbajnë etinil-estradiol ose estradiol të lidhur me klormadinonen, desogestrel, dienogest, drospirenon, etonogestrel, gestodene, levonorgestrel, nomegestrol, norelgestromin, norethisteron ose norgestimate) ka konfirmuar dëshmitë e mëparshme mbi rrezikun e ulët për TEV që paraqesin të gjithë COC-ët me dozë të ulët (etinil estradiol <50 mcg).

2) Ekziston një nivel i mirë evidencash mbi dallimet që paraqesin në rrezikun për TEV, COC-ë të ndryshëm, në varësi të llojit të progestinikut që ata përmbajnë. Të dhënat aktualisht në dispozicion tregojnë se mes COC-ëve, ata që përmbajnë progestinikët levonorgestrel, noretisterone ose norgestimate, paraqesin rrezikun më të ulët për TEV.
Rreziku për TEV është më i lartë gjatë vitit të parë të përdorimit të çdo COC-u, ose kur përdorimi i tij rifillon pas një periudhe prej 4 javësh ose më shumë. Rreziku për TEV është edhe më i lartë në prani të faktorëve të brendshëm të rrezikut. Kur përshkruhen COC-ët, duhen vlerësuar me kujdes faktorët aktualë të rrezikut të përdorueseve, veçanërisht ata që kanë të bëjnë me TEV-in.

3) Nuk është e nevojshme për një grua që përdor një COC, ta ndërpresë atë, pa patur ndonjë problem nga përdorimi.

4) Rreziku i trombo-embolizmit arterial (TEA) (infarkti i miokardit, aksidenti cerebrovaskular) gjithashtu rritet me përdorimin e COC-ëve, megjithatë, nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të treguar nëse ky rrezik ndryshon mes barnave të ndryshme.

5) Te pjesa më e madhe e grave, përfitimet që lidhen me përdorimin e një COC-u, e tejkalojnë rrezikun e efekteve anësore serioze. Sot, ne duhet të përqendrohemi në rëndësinë e faktorëve individualë të rrezikut të përdoruesve dhe në nevojën për t'i rivlerësuar ata rregullisht, si dhe në sensibilizimin në lidhje me shenjat dhe simptomat e TEV-it dhe TEA-s, të cilat duhet t'u shpjegohen grave kur u jepet një COC.

AIFA, kujton Pirelli, vë në dispozicion të profesionistëve të shëndetësisë, listën e kontrollit që do të përdoret, së bashku me Përmbledhjen e Karakteristikave të Produktit, gjatë çdo konsultimi lidhur me COC; si dhe pyetjet dhe përgjigjet e grave, një letër dhe një dokument informimi.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>