Mjekësi e përgjithshme

tet12018

Nuk ka asnjë dallim mes dietave me pak yndyrë dhe atyre me pak karbohidrate

Rezultatet e një studimi të gjerë të publikuar në "JAMA", kanë treguar se ata që kanë ndjekur një dietë të shëndetshme me përmbajtje të ulët yndyrnash apo një dietë të shëndetshme me përmbajtje të ulët karbohidratesh për një vit, kanë patur një rënie të ngjashme në peshë dhe se as gjenotipizimi dhe as sekrecioni i insulinës bazë, nuk kanë parashikuar dhe cili lloj diete ishte më i mirë për një individ të vetëm.
"Në kontekstin e këtyre dy qasjeve të ngjashme dietike për humbjen në peshë, asnjëri nga të dy faktorët predispozues që kishim hamendësuar, nuk ka qenë i dobishëm për të identifikuar dietën më të mirë për çdo njeri", ka thënë Christopher Gardner (Universiteti i Stanfordit, në Kaliforni), autor kryesor i studimit.
Në periudhën 2013-2015, kërkuesit kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore 609 të rritur të moshës 18-50 vjeç, në mbipeshë apo obezë, për të ndjekur një dietë të shëndetshme me përmbajtje të ulët yndyrnash apo një dietë të shëndetshme me përmbajtje të ulët karbohidratesh. Nutricionistët i kanë udhëzuar pjesëmarrësit që të reduktonin marrjen e yndyrnave totale apo të karbohidrateve të tretshme në 20 g/ditë për 8 javët e para dhe më tej, gradualisht nga 5 deri në 15 g/në ditë yndyrna ose karbohidrate çdo javë, derisa të arrinin nivelet më të ulëta që mendonin se mund t'i ruanin për një kohë të pacaktuar, për të arritur konsolidimin e një diete që mund të ndiqet më gjatë.
Pjesëmarrësit kanë kryer edhe një analizë gjaku, për të përcaktuar praninë e polimorfizmave të tre gjeneve që lidhen me metabolizmin e yndyrnave dhe karbohidratet dhe janë klasifikuar mbajtës të një gjenotipi që mendohet se i përgjigjet më mirë një diete me përmbajtje të ulët yndyre, një diete me përmbajtje të ulët karbohidratesh, ose as njërës, as tjetrës. Ata iu nënshtruan gjithashtu një testi të tolerancës ndaj glukozës për të përcaktuar nivelet e insulinës në gjak.
Për 12 muaj, mesatarisht, pjesëmarrësit në grupin e dietës me pak yndyrna kishin humbur 5.3 kg dhe ata në grupin me pak karbohidrate, kishin humbur 6.0 kg, pa një ndryshim statistikor të rëndësishëm.
"Kur i jepet rëndësi cilësisë së lartë të dietës, nuk është mirë të drejtosh preferencialisht një individ me një nivel të lartë të sekretimit të insulinës që po përpiqet të bjerë në peshë, të ndjekë një plan ushqimor me më pak karbohidrate, në vend të një plani ushqimor me përmbajtje të ulët yndyrnash", përfundojnë autorët.

 

JAMA. 2018. doi: 10.1001/jama.2018.0245
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29466592


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>