Mjekësi e përgjithshme

dhj72022

Astma persistente. Akumulimi i pllakës karotide rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare

Sipas një artikulli të botuar American Heart Association, të rriturit me astmë persistente janë  më të rrezikuar për infarkt ose iktus për shkak të akumulimit të tepërt të pllakave në arteriet karotide.

"Duke qenë se inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes i shkaktuar nga astma mund të prekë arteriet, vlerësimi i faktorëve të rrezikut kardiovaskular në rastet e astmës persistente mund të jetë i dobishëm", tha koordinatori i studimit Matthew Tattersall nga Universiteti i Wisconsinit  në Madison, duke kujtuar se inflamacioni kronik kontribuon si në akumulimin e pllakave aterosklerotike, ashtu edhe në rrezikun e këputjes së tyre, duke shkaktuar ngjarje vaskulare të tilla si infarkti ose iktusi.

Për të eksploruar lidhjen midis pllakës dhe astmës, autorët përdorën të dhënat e Studimit Multi-Etnik i Aterosklerozës (MESA), i cili filloi në vitin 2000 dhe u krye në pothuajse 7000 të rritur, të cilët vazhdojnë të ndiqen ende sot.

Në fillim të ndjekjes, të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan një ekografie të arterieve karotide për të identifikuar çdo pllakë dhe dozën e bioshënjuesve inflamatorë interleukin-6 (IL-6) dhe proteinën C-reaktive (PCR).

Pjesëmarrësit, asnjëri prej të cilëve nuk kishte sëmundje kardiovaskulare në kohën e regjistrimit, u klasifikuan më pas si pa astmë, me astmë intermitente ose persistente, të përcaktuar në bazë të përdorimit të përditshëm të medikamenteve për të mbahtur nën kontroll simptomat. Dhe rezultatet flasin vetë: pllaka karotide ishte e pranishme në 67% të pjesëmarrësve me astmë të vazhdueshme dhe në rreth 50% të atyre me astmë intermitente dhe pa astmë.

"Pas përshtatjes për gjininë, moshën, përkatësinë etnike, peshën, duhanpirjen, mjekimin dhe kushte të tjera ekzistuese, ne vumë re se pjesëmarrësit me astmë persistente kishin jo vetëm gati dy herë më shumë gjasa të kishin pllakë karotide, por edhe nivele më të larta të bioshënjuesve inflamatorë. Mesazhi i rëndësishëm që del nga këto gjetje është se astma persistente mund të shoqërohet me rritjen e rrezikut kardiovaskular, i cili mund të adresohet duke ngrënë ushqime të shëndetshme, duke qenë fizikisht aktiv, duke mos pirë duhan, duke fjetur mjaftueshëm, duke mbajtur një peshë të shëndetshme dhe duke mbajtur nen kontroll kolesterolin, gliceminë dhe presionin e gjakut", përfundon autori.

 

JAHA 2022. Doi: 10.1161/JAHA.122.026644
http://doi.org/10.1161/JAHA.122.026644


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>