sht222014
Stresi i lartë në punë rrit rriskun për diabet
Stresi në zyrë mund të rrit me 45% rrezikun e diabetit tip 2, edhe në qoftë se ju nuk jeni mbipeshë. Kjo është ajo që del nga një kërkim pranë Institutit të Epidemiologjisë së Monakos, në Gjermani, botuar në revistën mjekësore Psychosomatic Medicine.
Mjekët analizuan 5,337 burra dhe gra të moshës mes 29 dhe 66 vjet, të gjithë me një punë me kohë të plotë. Gjatë 12 viteve të vëzhgimit 300 prej tyre, fillimisht të shëndetshëm, zhvilluan Diabet Tip 2. Shkencëtarët kanë gjetur me anë të testimit të nivelit të stresit në punë, duke e vënë atë në lidhje me të dhënat e tjera, se si indeksi i masës trupore (BMI) dhe historisë familjare për sëmundje të caktuara.
Përfundimi që kanë arritur është se edhe me një indeks të masës trupore që nuk tregon mbipeshë apo obezitet, ata të cilët i nënshtroheshin stresit të madh në zyrë kishin rrezik 45% më të madh të ahfaqjes së diabetit tip 2. Nuk është ende plotësisht e qartë pse ndodh kjo, por hipoteza e avancuar në studim është se nivelet e larta të hormoneve të stresit, të tilla si kortizolit, ndërhyjnë me një nivel të balancuar të glukozës në gjak. Kjo mund të dëmtojë qarkullimin dhe disa organe vitale të tilla si zemra. Pra, pas kthimit nga pushimet është mirë që të përpiqeni të qëndroni sa më të qetë të jetë e mundur, pa u zhytur plotësisht në punë dhe pa u ndikuar nga puna e prapambetur.