News

sht252014

Sindromi metabolik, mënyrë e re e vlerësimit të tij

Është quajtur REFS, Reverse Engineering and Forward Simulation, platforma analitike e gjeneratës së fundit e aftë për të parashikuar rrezikun e ardhshëm të sindromës metabolike, një situatë që mund të çojë në sëmundje kronike të zemrës, iktus dhe diabet, dhe është përgjegjës për pothuajse 20% të shpenzimeve të përgjithshme të kujdesit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara.
Këto janë rezultatet e një studimi të publikuar në American Journal of Managed Care kryer nga AETNA dhe GNS Healthcare, furnizues lider të produkteve dhe shërbimeve për analiza të dhënash në fushën e shëndetësisë. "Integrimi i informacionit të marrë nga burime të shumta ndihmon për të parashikuar dhe personalizuar rrezikun e pacientit", thotë Gregory Steinberg, kreu i inovacionit klinikë të AETNA Innovation Labs, duke vënë në dukje se qasja analitike ndihmon për të përmirësuar shëndetin e njerëzve me Sindromën Metabolike duke ulur shpenzimet e lidhura me të. "Aspekti inovativë i këtij studimi është se analiza jonë mund të identifikojë jo vetëm pacientët me mundshësi më të mëdha për tu sëmurë, por edhe faktorët e rrezikut më të rëndësishëm të një rast individual dhe veprimet korrigjuese me ndikimin më të madh individual," shton Colin Hill, bashkë-themelues i GNS, që ka anlizuar të dhënat e mbledhura nga 37.000 pjesëmarrës (të asistuar) nga AETNA, një provider shëndetësor me mbi 40 milionë të regjistruar, që kishin marrë pjesë në një screening për Sindromën Metabolike. Për çdo pjesëmarrës, kërkuesit përdorën një shkallë që mat përqindjen e rrezikut të ekspozimit ndaj secilit prej pesë faktorëve të sindromës metabolike të identifikuara nga analiza, duke personalizuar probabilitetin e sëmundjes në të ardhmen.
"Në një pacient që vihen re dy nga pesë faktorët e rrezikut, REFS vlerëson se çfarë faktorësh të tjerë rreziku mund të kontribuojnë në zhvillimin e sindromës metabolike" rinis Steinberg. Modeli analitik zhvilluar nga GNS gjithashtu shërben për të identifikuar rrezikun për sëmundshmëri lidhur me follow-up dhe barnat e përshkruara.
"Për shembull, një vizitë ambulatore tek mjeku i familjes ul shanset e zhvillimit të sindromës metabolike në pothuajse 90% të njerëzve. Për më tepër, ulja e perimetrit të belit dhe një kontroll i mirë mbi gliceminë prodhojnë efekte më të mirë në rrezikun e sëmundshmërisë dhe në shpenzimet e kujdesit shëndetësor, "përfundon Hill.


Am J Manag Care. 2014;20(6):e221-e228


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>