dhj22014
Itali: 13 numri i të vdekurve nga Fluad, AIFA komunikon rezultatet e analizave
Pas ndalimit të dy loteve të vaksinës Fluad, me numra sierialë n. 142701 dhe n. 143301 dhe sinjalizimit të 13 të vdekurve mes datave 7 dhe 30 nëntor, Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) ka kërkuar një raport të detajuar klinik mbi secilin rast. Enti është në pritje të rezultatit të hetimeve mbi kampionët e marrë, për të vlerësuar një lidhje të mundshme shkakore midis episodeve fatale dhe dozave të administruara nga këto dy tipe të vaksinës.
Gjithashtu AIFA në bashkëpunim me ISS (Istituto Superiore di Sanità) ditën e djeshme kanë komunikuar rezultatet e analizave të para të kryera për vaksinat anti-grip, me lott-et e sipërpërmendur, të cilat kanë rezultuar plotësisht negative. Rezultatet e testeve konfirmojnë sigurinë e vaksinës dhe përjashtojnë prezencën e endotoksinave si dhe nuk ka ndryshime në përmbajtjen e antigenit të virusit të gripit.
Në një komunikatë të mëparshme Agjencia ka analizuar situatën:
- Në 8 raste nga 13 gjithsej bëhet fjalë për persona me moshë mbi 80 vjeç.
- 8 nga subjektet janë të gjinisë femërore dhe 5 mashkullore.
- Në 8 raste vdekja ka ndodhur në 24 orët e para.
- Në 8 raste vdekja ka ndodhur për shkaqe kardiovaskulare.
- Sinjalizimet iu përkasin 6 rajoneve: në Siçili (2); Molise (1); Pulia (2); Toskana (2); Emilia Romanja (2); Lombardi (2); Lacio (1).
- Lotet e vaksinave të përfshira nuk janë më 2 por 8, në një total prej 19 rastesh të sinjalizuara si të lidhura me vaksinën antigrip.
- AIFA konfirmon se në 24 orët e para pas administrimit të vaksinës te pacientët mbi 80 vjeç, të prekur edhe nga patologji të tjera dhe të trajtuar me shumë barna njëherësh, janë raportuar rastet e dyshuara kardiovaskulare. Fluad-i megjithatë rekomandohet në këtë grup popullsie. Indikacionet terapeutike të skedës teknike të kësaj vaksine përfshijnë imunizimin aktiv kundër gripit te të moshuarit (mbi 65 vjeç), sidomos te pacientët që rrezikohen nga komplikime të tjera si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore.
Pra është e rëndësishme të kontekstualizohet numri i pritshëm i vdekjeve në këtë popullsi në raport me dozat e administruara. Popullsia italiane mbi 65 është e barabartë me 12.5 milionë njerëz; dhe nga këta rreth 500.000 vdesin çdo vit. Kjo shifër është e barabartë me 1.369 vdekje në ditë te personat mbi 65 vjeç.
Edhe duke supozuar se vetëm 10% e tyre kanë qenë të vaksinuar me Fluad (= 50.000 persona mbi 65 vjeç), do të ishin 136 persona të vdekur çdo ditë (shkaqet e të cilave duhet të jenë 65% kardiovaskulare; 13% respiratore; 6% gastrointestinale; 5% të sistemit nervor qëndror dhe pjesa e mbetur prej 11% për shkaqe të ndryshme). Në qoftë se vetëm 10% e reaksioneve negative janë raportuar, do të kishte 13 vdekje në ditë dhe jo 12 në 22 ditë që korrespondojnë me 4% të numrit minimal të pritshëm.
AIFA dhe ISS konfirmon sërish rëndësinë e vaksinimit kundër gripit, meqë nuk është një "sëmundje e sezonit", por një sëmundje ngjitëse që mund të ketë komplikacione të rënda. Çdo vit ndodhin në Itali rreth 8000 vdekje për shkak të ndërlikimeve kardiovaskulare të bashkëlidhura me gripin, që në pjesën më të madhe i detyrohen mosvaksinimit, sidomos te të moshuarit.
AIFA fton personat që kanë në shtëpi paketa të ''vaksinës anti-grip Fluad'' që të verifikojnë numrin serial dhe nëse përkon me një nga dy numrat për të cilat është vendosur bllokimi, të kontakojnë me mjekun për të vlerësuar një alternative tjetër.