kor202018
Studiuesit krijojnë testin që e zbulon sëmundjen e alzheimerit që në fillimet e saj
Një metodë e re mund të bëjë matjen e drejtpërdrejtë të humbjes sinaptike në subjektet me sëmundjen e alzheimerit, sipas asaj që referon një studim i publikuar në "JAMA Neurology". Metoda, që përdor teknologjinë PET për të kërkuar në tru një proteinë specifike të lidhur me sinapset, mund të përshpejtojë kërkimet në trajtimet e reja për alzheimerin. Sot, pjesa më e madhe e studimeve mbi efektet e sëmundjes në tru, është zhvilluar pas vdekjes, por kërkuesit po eksplorojnë metodat për ta matur humbjen e kujtesës te të gjallët.
"Pakësimi i sinapseve (nyjave midis qelizave nervore), lidhet me dëmtimin njohës te pacientët me sëmundjen e alzheimerit. Ne donim të shqyrtonim një strategji të re për të matur humbjen sinaptike si një tregues i krijuar në rënien konjitive", konfirmon Ming-Kai Chen (Shkolla e Mjekësisë "Yal") autori kryesor i studimit.
Për të matur humbjen sinaptike, kërkuesit kanë përdorur një substancë radioaktive specifike, të quajtur 11C-UCB-J, që lidhet me proteinën SV2A, e pranishme në thuajse të gjitha sinapset. Në studim janë rekrutuar 21 të moshuar me sëmundjen e alzheimerit të parakohshëm dhe me kapacitet njohës normal. Secilit i është injektuar 11C-UCB-J. Individët i janë nënshtruar më tej hetimit me teknologjinë PET me rezolucion të lartë, për të parë densitetin sinaptik në zonat e ndryshme të trurit. Rezultatet e këtij hetimi, ata i kanë shqyrtuar së bashku me rezultatet e rezonancës magnetike dhe vlerësimet konjitive për të dyja grupet.
Kështu, krahasuar me individët me konjicion normal, pjesëmarrësit me sëmundjen e alzheimerit paraqisnin një reduktim prej 41% të shënjuesit SV2A në një zonë të trurit që është e lidhur me kujtesën, në zonën e hiokampusit. Rezultatet tregojnë se testi PET jo invaziv mund të ofrojë një matje direkte të humbjes sinaptike te të rriturit me dëmtim konjitiv, edhe të lehtë. Aktualisht, kërkuesit po rekrutojnë raste të reja për të vlerësuar metodikën në studimet e fundit. Ndërkohë, ky instrument i imazherisë PET do të përdoret edhe në studime të kërkimit klinik të Yale-s për sëmundje të tjera të trurit në të cilat humbja e sinapsit është një përbërës kritik i patologjisë.
JAMA Neurology 2018. doi: 10.1001/jamaneurol.2018.1836
https://jamanetwork.com/journals/jamaneurology/fullarticle/2687472