pri72020
Covid-19. Nis puna për zgjedhjen e "super antitrupave" që e bëjnë virusin të padëmshëm
Nga shqyrtimi i antitrupave të pranishëm në plazmën e qindra pacientëve të shëruar nga infeksioni Covid-19, do të jetë e mundur të zgjidhen ata "super" të fuqishëm, të aftë për ta bërë virusin të padëmshëm.
Në këtë mënyrë, do të zhvillohen terapi të synuara dhe efektive, të cilat do të përdoren te pacientët e infektuar, por edhe për qëllime parandaluese në të gjitha subjektet me rrezik të lartë infeksioni, siç janë punonjësit e shëndetësisë. Identifikimi dhe vënia e tyre në dispozicion si barnat e para kundër Covid-19 është qëllimi i partneritetit të saponjoftuar midis Amgenit, lider në bioteknologji, dhe Adaptive Biotechnologies, një kompani me ekspertizë specifike në imunoterapi.
Këta do të jenë plumba inteligjentë për ta sulmuar virusin direkt dhe specifikisht, falë antitrupave të prodhuar kundër Sars-CoV-2 nga pacientët e shëruar, të cilët kanë në plazmën e tyre "çelësin" për ta mposhtur atë. Por plazma përmban një përzierje të pafundme llojesh në sasi të mëdha, jo të gjitha të afta për të aktivizuar infeksionin, prandaj terapia plazmatike është më pak përzgjedhëse. Për të pasur një trajtim efektiv dhe të synuar, është e nevojshme të identifikohen dhe të përdoren vetëm "super" antitrupat, ata vërtet të veçantë, të vetmit të aftë për të mbrojtur organizmin gjatë pushtimit të virusit.
Amgeni do të vërë në dispozicion përvojën dhe ekspertizën e tij në imunologji për të zhvilluar dhe prodhuar antitrupa ndaj Sars-CoV-2. Ai gjithashtu do të përdorë mbështetjen e testeve gjenetike, të prodhuara nga filiali i saj deCode Genetics, që do të sigurojnë karakteristikat gjenetike të virusit. Adaptive do të përdorë platformën e saj imuno-mjekësore shumë specifike për të vlerësuar shpejt ndryshueshmërinë e madhe të limfociteve B, duke shuar dhjetëra mijëra antitrupa të pranishëm në plazmën e subjekteve të shëruara, për të përzgjedhur ato që neutralizojnë Sars-CoV-2. E gjitha kjo do të bëjë të mundur identifikimin e një apo më shumë antitrupave krejtësisht njerëzorë dhe shumë specifikë, të cilët mund të shndërrohen në barna të synuara për të trajtuar pacientët që po luftojnë Covid-19 ose të administrohen për qëllime parandaluese në subjekte me rrezik të lartë ekspozimi, siç janë mjekët dhe infermierët.