Kardiologji

sht172014

Kombinimi i co-peptinës me troponinën zvogëlon hospitalizimin

Një studim multicentrikë i publikuar në European Heart Journal tregon se përdorimi i troponinës dhe co-peptinës në pacientët me Sindromë Koronare Akute të cilët largohen herët nga departamentet e urgjencës, ul rriskun për infarkt.
Co-peptina, pjesë e pro-hormonit vasopresinë, është një shënues i përgjigjes hemodinamike ndaj stresit, dhe e kombinuar me troponinën, lejon të përcaktohet me saktësi rreziku i infarktit akut të miokardit", shkruan Möckel Martin, drejtor i Mjekësisë së Urgjencës në klinikën universitetare Charité të Berlinit në Gjermani dhe koordinator i studimit.
"Qëllimi ynë ishte të vlerësonim efektin e futjes së biomarkerit co-peptinë në menaxhimin e pacientëve me suspekt sindrom koronar akut," shton studiuesi. Dhe rezultatet tregojnë se është e mundur që këta pacientë me vlera normale të troponinës dhe co-peptinës në shtrim të qendrojnë për një periudhë më të shkurtër në spital.
"Përparësitë për mjekët, pacientët dhe operatorët shëndetësorë janë ata që lidhen me një diagnozë që lejon të përjashtojë për një kohë të shkurtër rrezikun e infarktit akut të miokardit në pacientët me dhimbje gjoksi që paraqiten në spital, duke reduktuar kështu mbingarkesës në departamentet urgjencës dhe kostot mbi sistemet shëndetësore", rinis Möckel, duke vënë në dukje se mjekësia e urgjencës në mbarë botën po përballet me rritje të numrit të pacientëve për shkak edhe të rasteve të shumta të sindromës koronare të dyshuar, të cilat shumë rrallë fshehin diagnozën e infarktit akut të miokardit. "Në shqyrtim morën pjesë 902 pacientë të rekrutuar në disa qendra europiane për të vlerësuar shkallën e ngjarjeve të mëdha negative kardiake (MACE) të raportuara brenda 30 ditëve në grupin ku u testua marrja e copeptin-troponinës krahasuar me kontrollet në të cilat vlera e co-peptinës ishte e panjohur ", thotë studiuesi, duke theksuar se pas një infarkt akut të miokardit, nivelet e co-peptinës në gjakë arrin shpejt vlerën e pikut dhe pëson rënie në orët që vijojnë.
Dhe të dhënat tregojnë se në vazhdim të 30 ditëve të studiuara, të dy grupet e pacientëve kishin incidencë të ngjashëm të ngjarjeve negative kardiake, respektivisht, 5.17% dhe 5.19%, por norma e largimeve të hershme nga departamenti i urgjencës ishin shumë më e mëdha në grupin ku përdorej co-peptina: 66% kundrejt 12%.


Eur Heart J. 2014 Apr 30. doi: 10.1093/eurheartj/ehu178

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>