Kardiologji

gus112016

Vdekja kardiake e papritur, faktorët e riskut thelbësorë për një diagnozë të hershme

Vdekja kardiake e papritur që mund të godasë këdo, fëmijë, të rinj të rritur në dukje në shëndet të mirë, është një event që ka impakt shkatërrues në familje, mjekë dhe shoqëri civile. Por nga një studim i publikuar  në "Journal of American Heart Association" rëndësi i kushtohet disa faktorëve të lidhur me eventin që kanë një rol të rëndësishëm në diagnostikimin e hershëm.


Kërkuesit e koordinuar nga Donald Lloyd-Jones, profesor në Northwestern University Feinberg School of Medicine në Çikago, kanë ekzaminuar të dhënat afatgjata të rreth 5.200 burrave e grave me moshë mes 28 - 62 vjeç, të cilët kanë marrë pjesë në studimin disa dekadash "Framingham Heart Study". Nga këta asnjë nuk kishte sëmundje kardiovaskulare në momentin e regjistrimit. Në analizë, kërkuesit janë përqendruar në katër faktorë kryesorë risku: presioni i gjakut, kolesteroli, duhanpirja dhe diabeti duke përllogaritur riskun global të vdekjeve kardiake përgjatë jetës.  


Dhe rezultatet tregojnë se burrat kanë një risk shumë më të madh në krahasim me gratë, aq sa një mashkull në 9 do të vdesë para kohe nga një arrest kardiak i papritur në krahasim me një në 30 gra. "Shifra që meritojnë vëmendje, edhe sepse ekzistojnë screening për gjendje më pak të zakonshme dhe shumë më pak letale se vdekja kardiake e papritur", shpjegon Lloyd-Jones duke kujtuar për shembull riskun e vdekshmërisë nga kanceri i zorrës së trashë që është 1 në 21 veta dhe ku screening këshillohet pas të 50-ve. Nga ana tjetër, asnjë diagnoze e hershme nuk këshillohet aktualisht për vdekjen kardiake të papritur, pavarësisht se është shkaku kryesor nga vdekjet natyrale në Shtetet e Bashkuara me 450.000 vdekje në vit dhe pjesa më e madhe e të cilave ka mungesë simptomash kardiovaskulare.


"Megjithatë presioni i lartë vetëm ose i lidhur me faktorë të tjerë, mes të cilëve duhanpirja dhe diabeti, rrit mundësinë për vdekjes kardiake të papritur në të dyja gjinitë, si konfirmim se hipertensioni është ngushtësisht i lidhur me riskun për arrest kardiak", përfundon Lloyd-Jones.


J Am Heart Assoc. 2016. doi: 10.1161/JAHA.115.002398
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27356557



Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>