Kardiologji

jan52018

Tre-katër filxhanë kafeje në ditë, janë të dobishëm për shëndetin

Për disa lloje sëmundjesh, kafeja, më së shumti është e dobishme sesa e dëmshme, sipas konkluzionit në të cilin ka dalë "BMJ", falë studimit që sintetizon rezultatet e më shumë se 200 studimeve klinike.
«Pirja e tre apo më shumë kafeve në ditë lidhet me një rrezik më të vogël për vdekje dhe sëmundje kardiake, në krahasim me mospirjen e tyre", thotë autori kryesor, Robin Poole, pjesë e njësisë akademike të kurave primare dhe të shkencave të popullsisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Southamptonit (Mbretëri e Bashkuar). Por, jo vetëm kaq: pirja e kafesë, lidhet edhe me një risk më të vogël për disa lloje tumoresh, për diabetin, sëmundjen e parkinsonit, depresionin dhe alzheimerin.
Më të paqarta janë në fakt efektet që ka pija e dekafeinuar, ndonëse edhe kjo e fundit mendohet se është e dobishme për një numër të caktuar sëmundjesh. Nga ana tjetër, pirja e kafesë gjatë shtatzanisë mund të jetë e dëmshme, ashtu si edhe e lidhur me një rrezik të shtuar të frakturave te gratë.
Për të kuptuar më mirë efektet e kafesë mbi shëndetin, autorët kanë bërë një rishikim të të dhënave agregate të më shumë se 200 studimeve klinike në vende të ndryshme. "Këto rishikime sintetizojnë rezultatet e analizave të mëparshme, duke ofruar konkluzione cilësore mbi një argument të veçantë», shpjegojnë kërkuesit, duke kujtuar ndërkohë se nuk është e mundur të dalësh në konkluzione përfundimtare mbi shkakun dhe pasojën, vetëm duke u bazuar në studime vëzhguese.
«Kafeja parandalon sëmundjet kronike dhe redukton vdekshmërinë? Këtë, ende nuk e dimë", e nis editorialin e tij Eliseo Guallar-i, pedagog i Epidemiologjisë dhe Mjekësisë në Shkollën e Shëndetit Publik Bloomberg "Johns Hopkins" në Baltimorë, duke shpjeguar se në shumë studime, është e nevojshme të merremi edhe me të dhënat për duhanpirjen, shpesh të lidhura me kafenë, për të identifikuar një ndërlidhje të anasjellë mes pijes dhe gjendjes shëndetësore të personit.
"Janë strategji të ndryshme ato që mund të na ndihmojnë të përcaktojmë nëse kafeja është e mirë për shëndetin", thotë editorialisti dhe më tej shton: "Provat ekzistuese në mbështetje të efektit të dobishëm të kafesë, njërës prej pijeve më të konsumuara në botë, vijnë nga studime vëzhguese, por për të konfirmuar dobinë, do të nevojiteshin të dhëna të një cilësie më të mirë, që vijnë nga studime të ndryshme dhe të kontrolluara".

 

BMJ 2017. Doi: 10.1136/bmj.j5024
http://www.bmj.com/content/359/bmj.j5024

BMJ 2017. Doi: 10.1136/bmj.j5356
http://www.bmj.com/content/359/bmj.j5356


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>