maj82020
Reanimimi kardiopulmonar te pacientët me COVID-19. Udhëzimet për mbrojtjen e personelit
Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) dhe shtatë shoqata të tjera mjekësore kanë publikuar një dokument informues mbi trajtimin e pacientëve me atak kardiak dhe me COVID-19 të dyshuar ose të konfirmuar, duke u përqendruar në reduktimin e ekspozimit të punonjësve shëndetësorë dhe në strategjitë e oksigjenimit dhe ventilimit.
"Indikacionet tona janë të përkohshme, duke qenë se po mësojmë gjithnjë e më shumë, ditë pas dite, rreth sëmundjes COVID-19", thotë Comilla Sasson, bashkautore, duke thënë se AHA ka hartuar një dokument në bashkëpunim me Akademinë Amerikane të Pediatrisë, Shoqatën Amerikane për Kujdesin Respirator, Kolegjin Amerikan të Mjekëve të Urgjencës, Shoqatën Amerikane të Anesteziologëve etj.
"Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë në rrezik të lartë për t'u infektuar me COVID-19, sidomos gjatë reanimimit, që sjell një rrezik të shtuar", vërejnë autorët, duke theksuar se reanimimi kardiopulmonar përfshin kryerjen e një sërë procedurave që gjenerojnë aerosole të afta për t'i mbajtur pezull në ajër grimcat virale potencialisht të përthithshme nga njerëzit që gjenden aty afër, me një gjysmë jete prej rreth 1 ore. Për më tepër, përpjekjet reanimuese kërkojnë që shumë operatorë të punojnë në afërsi të njëri-tjetrit dhe, qoftë kujdesi ndaj pacientit, qoftë stresi i ngjarjes mund të shkaktojnë ndërprerje të paqëllimshme në procedurat e kontrollit të infeksionit.
"Qëllimi i këtij dokumenti është të mbrojë jo vetëm pacientët, por edhe operatorët, si dhe të sugjerojë strategji që lidhen me oksigjenimin dhe ventilimin, që ndryshojnë nga të mëparshmet. Ne jemi të qartë se COVID-19 është një patologji që mund të kërkojë qasje të ndryshme nga ato të ballafaquara në të kaluarën", përfundon Sassoon.
Circulation 2020. Doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.120.047463
https://doi.org/10.1161/CIRCULATIONAHA.120.047463