Kardiologji

sht212021

Parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare. Udhëzimet e ESC-së për vitin 2021

Shoqata Evropiane e Kardiologjisë (ESC) ka publikuar udhëzime të reja mbi parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare (CVD) në praktikën klinike. Udhëzimet u zhvilluan nga një task forcë, në bashkëpunim me 12 shoqata mjekësore dhe me kontributin e veçantë të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese.
"Qëllimi kryesor i grupit të punës ishte të krijonte një udhëzues të vetëm për parandalimin e CVD-ve për të gjithë; në kujdesin parësor, kujdesin spitalor, për të udhëhequr praktikën klinike, pra, një udhëzues për të gjithë", tha Frank Visseren (Qendra Mjekësore e Universitetit Utrecht në Holandë), duke shtuar se kërkohej gjithashtu edhe krijimi i një udhëzuesi më të personalizuar, më tepër sesa të njëjtë për të gjithë, pasi në praktikën klinike, njerëzit janë shumë të ndryshëm.

Udhëzimet, të cilat e vënë më shumë theksin në parandalimin te njerëzit e moshuar, ndahen në 2 seksione. Njëri i dedikohet parandalimit individual te pacientët që duken të shëndetshëm ose pacientët me CVD, ose pacientët me diabet, hiperkolesterolemi familjare ose sëmundje renale kronike. Seksioni i dytë merret me parandalimin në nivel popullsie, duke përfshirë politikat e shëndetit publik, ndërhyrjet e mundshme dhe mjedisin. Ndër risitë e prezantuara janë 2 algoritme të publikuara kohët e fundit dhe një qasje hap pas hapi për intensifikimin e trajtimit për të arritur qëllimet e kontrollit të yndyrave, presionit të gjakut dhe glicemisë në diabet.
Flitet edhe për pragje specifike sipas moshës për trajtimin e faktorëve të rrezikut te njerëzit që duken të shëndetshëm, një vlerësim i rrezikut CDV gjatë jetës dhe përfitimet që ka trajtimi.
Ekzistojnë gjithashtu udhëzime mbi ushqyerjen, stërvitjen dhe pirjen e duhanit, që duhet lënë, pavarësisht se mund të rrisë peshën. Një risi është kirurgjia bariatrike, e cila duhet të merret parasysh te njerëzit obezë në rrezik të lartë CDV kur nuk arrin të ruhet humbja në peshë me dietë dhe stërvitje. Ndër temat e trajtuara, janë edhe ato që kanë të bëjnë me njerëzit me çrregullime mendore, pacientët me sëmundje kardiake dhe stres e ankth.


European Heart Journal 2021. Doi: 10.1093/eurheartj/ehab484
https://doi.org/10.1093/eurheartj/ehab484


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>