Diabetologji

gus172018

Në diabetin gjestacional, thelbësor është të ushqyerit mjekësor

Ka ende hapësirë për përmirësime në menaxhimin e dietave për gratë shtatzëna që vuajnë nga diabeti gjestacional, sipas një studimi të publikuar në "Diabetes Care". "Terapia e të ushqyerit mjekësor është thelbësore në trajtimin e diabetit gjestacional. Megjithatë, të dhënat janë të kufizuara përsa i përket asaj që ka të bëjë me arritjen e normës glicemike dhe rezultateve më të mira perinatale. Studimi ynë është propozuar për të vlerësuar nëse disa ndërhyrje dietike të modifikuara janë të lidhura me norma më të mira glicemie dhe me rezultate më të mira në kuptimin e peshës në lindje te gratë me diabet gjestacional, krahasuar me ndërhyrjet dietike të kontrollit", shpjegon Jennifer Yamamoto (Universiteti i Kaliarit në Kanada), autore kryesore e studimit.

Kërkuesit kanë mbledhur të dhëna që vinin nga studime klinike me përzgjedhje rastësore-të kontrolluara, që kishin të bënin me përbërësit dietikë, gliceminë dhe peshën në lindje, nga 12 banka të dhënash. Në fund të kërkimit, në rishikim janë përfshirë 18 studime të kontrolluara me përzgjedhje rastësore, pjesë e të cilave kanë qenë 1.151 gra. Llojet e ndërhyrjes dietike të modifikuar përfshinin dieta me tregues të ulët glicemik, me përbërje të ulët karbohidratesh, acide yndyrore të modifikuara, pasurim me proteina të sojës, kufizim energjetik ose dietë me përmbajtje të lartë fibrash.

Analizat e rigrupuara kanë treguar se te subjektet që iu janë nënshtruar ndërhyrjeve në dietën e modifikuar, është vënë re një pakësim i glicemisë esëll dhe pas ngrënies (respektivisht 24,07 mg/dL e 27,78 mg/dL) dhe një nevojë më e ulët për trajtim me barna (rrezik relativ 0,65), në krahasim me grupin e kontrollit.

Nga ana tjetër, përsa iu përket rezultateve neonatale, analiza e 16 studimeve me përzgjedhje rastësore, të kontrolluara, me një numër të përgjithshëm prej 841 pjesëmarrësish, ka treguar se ndërhyrjet dietike të modifikuara, janë të lidhura me nivele më të ulëta të peshës së lindjes te fëmijët (2170,62 g [95% CI 2333,64, 27,60]; P = 0,04) dhe më pak makrozomi (RR 0,49 [95% CI0,27,0,88]; P = 0,02). Autorët nënvizojnë se cilësia e provave për këto rezultate ishte e ulët dhe shumë e ulët. Gjithashtu, janë vënë re se disa dallime në bazë mes grupeve në gliceminë pas ngrënies mund të kenë ndikuar në rezultatet e lidhura me glukozën dhe se një numër relativisht i ulët pjesëmarrësesh në studim e ka kufizuar përballjen me dietat.

"Pavarësisht kufizimeve, ndërhyrjet dietike të modifikuara kanë ndikuar pozitivisht në rezultatet e lidhura me gliceminë materne dhe me peshën e lindjes. Kjo tregon se ka hapësirë për përmirësime në këshillat dietike të zakonshme për gratë me diabet gjestacional", përfundojnë autorët.

 

Diabetes Care. 2018. doi: 10.2337/dc18-0102
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29934478


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>