Diabetologji

nën142022

Dita Botërore e Diabetit. Prof. Florian Toti: Sëmundja po shndërrohet në epidemi

Shifrat e të sëmurëve me diabet po rriten çdo ditë duke bërë që kjo sëmundje të kthehet në epidemi. Çdo vit shtohen rreth 4 mijë pacientë të rinj në vendin tonë, duke rritur kostot e trajtimit për të gjithë shoqërinë. Për moshat 0 deri në 18 vjeç, fishat për matjen e glicemisë ofrohen falas, ndërkohë që gjatë vitit 2023 do të rimbursohen fishat edhe për moshën 65 vjeç e lart. Në ditën botërore të diabetit, kreu i shoqatës së diabetit, mjeku Florian Toti thotë se kjo sëmundje kërkon shumë fonde.

"Sa më shumë pacientë të shtohen, aq më shumë fonde kërkohen. Çdo ditë dalin trajtime të reja medikamentoze, por dalin edhe monitorues të rinj të matjes së glicemisë. Por, nga ana tjetër, një pacient me diabet kërkon edhe trajtim të veçantë me dietë ushqimore", shprehet prof. dr. Florian Toti.

Por, çfarë po ndodh me shifrat e diabetit? Përse po rriten kaq shpejt?

"Përveç moshave 65 vjeç e lart, sëmundja e diabetit po prek shumë edhe fëmijët e vegjël. Çdo vit, 60 fëmijë të vegjël shtohen në listat e të prekurve me diabet. Jeta sedentare, stresi, por edhe kequshqyerja, në aspektin e ushqimeve jo të shëndetshme, janë ndër shkaktarët kryesorë. Një person duhet të bëjë më shumë se 10 mijë hapa në ditë, duhet të bëjë kujdes më ushqimet që konsumon, duke përzgjedhur më së shumti, frutat dhe perimet, në mënyrë që t'i qëndrojë larg sëmundjes së shekullit", shprehet prof. dr. Toti.

Diabeti është i lidhur me një sërë sëmundjesh të tjera. Nëse nuk trajtohet siç duhet, për të ruajtur parametrat e duhur, diabeti komplikon probleme të zemrës dhe të veshkave.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>