Diabetologji

pri92019

Pak proteina dhe shumë karbohidrate. Këto dieta ruajnë funksionimin e trurit

Një studim i ri i publikuar në "Cell Reports" tregon se ka patur përmirësime në shëndetin e përgjithshëm, në atë të trurit, si edhe në aftësinë e të kuptuarit dhe kujtesën te minjtë e ushqyer me një dietë të varfër me proteina dhe të pasur me karbohidrate.

Kështu, kërkuesit kanë treguar për herë të parë që dietat me përmbajtje të ulët proteinash dhe të pasura me karbohidrate, mund të kenë efekte mbrojtëse për trurin, të ngjashme me ato të kufizimit kalorik, që është shumë i njohur për përfitimet e tij mbi jetëgjatësinë, edhe pse nuk mbështetet te qeniet njerëzore. "Për momentin nuk ekzistojnë trajtime farmaceutike efikase për demencën dhe mund të shpresojmë vetëm në ngadalësimin e kësaj sëmundjeje pa arritur ta ndalim. Prandaj është vërtet interesante që të nisim të identifikojmë dieta që ndikojnë në mënyrën me të cilën truri plaket", konfirmon Devin Wahl (Universiteti i Sidnejit), autor kryesor i studimit. Në kërkimin e tyre, autorët i kanë ushqyer minjtë me karbohidrate me përmbajtje niseshteje dhe me proteinat e kazeinës, që gjenden te djathi dhe te qumështi. Për të vlerësuar përfitimet cerebrale nga dieta, analizat janë përqendruar në hipokampus, zona e trurit që është përgjegjëse për të kuptuarit dhe kujtesën.

"Hipokampusi zakonisht është pjesa e parë e trurit që përkeqësohet në sëmundjet neurodegjenerative si Alzheimeri. Megjithatë, një dietë e varfër me proteina dhe e pasur me karbohidrate duket se nxit shëndetin dhe funksionimin fiziologjik të hipokampusit te minjtë dhe në disa tregues, ka efekt edhe më të madh sesa dieta hipokalorike", shpjegojnë kërkuesit.
Të kuptuarit dhe kujtesa janë vlerësuar nëpërmjet një serie testesh që kanë treguar përmirësime modeste te minjtë meshkuj dhe femra, të rinj dhe të moshuar. "Kultura të shumta, ndërmjet të cilëve banorët e Okinavës në Japoni dhe ata që jetojnë në shumë zona të Mesdheut, ndjekin prej kohësh këtë lloj diete. Dieta tradicionale e Okinavës, në fakt përbëhet nga 9% proteina, që njësoj si në studimin tonë, vijnë nga peshqit pa yndyrë, soja, bimët dhe sasi të vogla të mishit të viçit. Është interesante të vërejmë se te këta njerëz, një nga burimet kryesore të karbohidrateve është patatja e ëmbël", përfundojnë kërkuesit.


Cell Rep. 2018. doi: 10.1016/j.celrep.2018.10.070
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30463018


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>